Materiale
Analiza e të dhënave nga monitorimi i procedurave gjyqësore në vitin 2016
Gjatë vitit 2016, Misioni i OSBE-së në Shkup ka zbatuar projektin “Rritja e pavarësisë, transparencës dhe efikasitetit të gjyqësorit nëpërmjet monitorimit të gjykimeve së bashku me Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”, rrjet ky i përbërë nga 14 shoqata qytetare për monitorim të rasteve gjyqësore para gjykatave kompetente në katër rajonet e apelit në shtet. Monitorimi i gjykimeve veçanërisht është fokusuar në aplikimin e Ligjit të ri për Procedurë Penale në gjykatat themelore me rezultatet e prezantuara në këtë analizë, e cila përveç se siguron qasje në zbatimin e ligjit të ri, po ashtu ofron rekomandime mbi aktivitetet e ardhshme dhe reformat që synojnë rritjen e kapaciteteve të sistemit gjyqësor në shtet, të cilat si rrjedhojë, do të shpiejnë drejt rritjes së mirëbesimit të qytetarëve në sistemin juridik.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.