Vajza të reja që nxisin ndryshim përmes programit "Girls' Talks"
Fuqizimi i vajzave të reja është thelbësor për ndërtimin e një të ardhmeje më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Për të nxjerrë në pah rolin e tyre të rëndësishëm në udhëheqje, politikëbërje dhe edukim medial, Misioni i OSBE-së në Kosovë mbajti edicionin e 7-të të programit "Girls' Talks".
Programi në të cilin morën pjesë 24 vajza të reja nga komunitete të ndryshme, përfshiu punëtori interaktive, mentorim dhe trajnim nga folëse të ftuara dhe nga të diplomuarat e Akademisë së Dialogut. Pjesëmarrëset eksploruan edukimin si mjet të fuqishëm për fuqizim, ndanë përvoja dhe zhvilluan aftësi praktike për të hartuar dhe zbatuar nisma të vogla në nivel komuniteti.
Me synimin që idetë të shndërrohen në projekte të zbatueshme dhe duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mentorimit, "Girls' Talks" frymëzon brezin e ardhshëm të vajzave të reja që të nxisin ndryshime në komunitetet e tyre.
Pjesëmarrëset dëgjojnë Anja Anđušić, e diplomuar e Akademisë së Dialogut, teksa flet mbi edukimin medial dhe fuqinë e historive personale për të frymëzuar ndryshime shoqërore. Obiliq, 22 maj 2025. (OSBE/Fitim Xharra)
Të diplomuarat e Akademisë së Dialogut, Rita Berisha, Dea Fetiu dhe Agmie Osmani diskutojnë rreth temës barazia gjinore dhe dhuna me bazë gjinore. Obiliq, 20 maj 2025. (OSBE/Alba Jakupi)
Dy pjesëmarrëse gjatë diskutimeve shkëmbejnë njohuritë dhe përvojat e tyre. Obiliq, 22 maj 2025. (OSBE/Fitim Xharra)
Të diplomuarat e "Girls' Talks", Aja Gashi dhe Sara Çeshko, ndajnë përvojat e tyre gjatë programit, duke theksuar ndikimin afatgjatë në jetën dhe të ardhmen e tyre. Obiliq, 21 maj 2025. (OSBE/Alba Jakupi)
Anëtarja e Misionit të OSBE-së, Alba Jakupi, udhëheq pjesëmarrëset në një ushtrim dinamik në grup, për të promovuar bashkëpunimin dhe zhvillimin personal. Obiliq, 22 maj 2025. (OSBE/Fitim Xharra)