Përmbyllet edicioni i 5-të i Akademisë Lokale së Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja në Istog
Misioni i OSBE-së në Kosovë përfundoi edicionin e pestë të Akademisë Lokale për Dialogun e Grave të Reja (ALD), e cila i bashkon gratë nga e gjithë Kosova që u përkasin komuniteteve të ndryshme.
Gjatë pesë ditëve, ato ishin pjesë e ushtrimeve rreth krijimit të ekipeve, trajnimeve me bashkëmoshatare dhe trajnimeve interaktive për tema siç janë barazia gjinore, pjesëmarrja publike dhe proceset e politikëbërjes. Të diplomuarat e Akademisë për Dialogun (AD) janë angazhuar si trajnere, me synimin për të bartur më tej vlerat dhe njohuritë që ato kanë fituar në AD tek pjesëmarrëset më të reja.
Programi i ALD-së u fokusua në ndërtimin e besimit, rrjetëzimin mes grave të reja dhe të mësuarit e aftësive praktike për zbatimin e iniciativave të vogla në nivel të komunitetit. Në program morën pjesë folës të ftuar me ekspertiza të ndryshme ku patën diskutime dhe aktivitete të frytshme me pjesëmarrëset.