Ushtruesja e detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së dënon incidentin e dhunshëm në Prishtinë dhe thërret për hetim të shpejtë
Prishtinë, 15 dhjetor 2012 – Ushtruesja e detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Elaine Conkievich, dënoi sot incidentin e dhunshëm që ndodhi mbrëmë i cili bëri që të anulohet prezentimi i revistës Kosovo 2.0.
Një grup i njerëzve u mblodhën pranë hyrjes së Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke ndalur njerëzit që të vijnë në këtë prezentim. Më vonë ky grup hyri në ndërtesë dhe demoloi skenën dhe pajisjet.
“Unë e dënoj fuqishëm incidentin e mbrëmshëm i cili çoi në anulimin e prezentimit të botimit të ri të revistës Kosovo 2.0”, tha Conkievich.
“Ky është një sulm ndaj lirisë së shprehjes, një e drejtë bazë e njeriut, si dhe një përpjekje për të kufizuar lirinë e medias. Unë u bëj thirrje të gjitha agjencive për zbatimin e ligjit që të bëjnë një hetim të shpejtë, t’i identifikojnë kryesit e kësasj vepre dhe të parandalojnë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sulmet ndaj lirisë së medias”, shtoi Conkievich.
Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.