Materiale
Marrëdhëniet mes institucioneve të nivelit qendror dhe lokal
Ky raport është vazhdimësi e raportit “Marrëdhëniet mes pushtetit qendror dhe lokal – aktet komunale” të Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të botuar në shtator të vitit 2009. Ai nënvizon zhvillimet e vëzhguara, me theks të veçantë në veprimet konkrete që institucionet e nivelit qendror dhe lokal i kanë ndërmarrë për të zhvilluar dhe përmirësuar më tej sistemin e komunikimit dhe bashkëpunimit gjatë procesit të hartimit, miratimit dhe shqyrtimit të akteve komunale.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.