Punëtoria e OSBE-së: Çfarë mund të bëjnë mjekët për të parandaluar trafikimin dhe dhunën në familje, si dhe të ndihmojnë viktimat?
Një seri prej gjashtë punëtorive të organizuara nga OSBE dhe Ministria e Shëndetësisë për 180 mjekë në Kosovë me temë identifikimin dhe trajtimin e viktimave të trafikimit dhe të dhunës në familje u përmbyll në Prishtinë me 16 maj 2013.
“Kjo është hera e parë që mjekët në Kosovë trajnohen se si t’i identifikojnë, ndihmojnë dhe raportojnë viktimat e mundshme të dhunës në familje dhe të trafikimit në polici, tek mbrojtësit e viktimave, punëtorët social dhe përgjegjësit e strehimoreve,” tha Hjortur Sverrison, Drejtor i Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në OSBE.
“Mjekët janë shpesh të parët që bien në kontakt me viktimat; ata kanë rol vendimtar që të sigurohen që viktimat marrin ndihmë të duhur mjekësore dhe mbrojtje nga agjencitë për zbatim të ligjit. Është shumë e rëndësishme për mjekët që t’i mësojnë procedurat e reja për ndihmë viktimave dhe t’i ndjekin ato. Ky është edhe qëllimi i këtij trajnimi.”
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.