Kryesuesi i radhës së OSBE-së dënon dhunën dhe inkurajon dialogun në Kosovë
VILNIUS, 28 korrik 2011- Kryesuesi i radhës së OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë Audronius Ažubalis, sot ka dënuar incidentet e dhunshme që ndodhën këtë ditë dhe inkurajon dialogun në Kosovë.
“Veprimet e tilla rrisin tensionet dhe dobësojnë frymën e bashkëpunimit që është e domosdoshme për progres”, tha Ažubalis. Unë apeloj për qetësi dhe thërras të gjitha palët që të punojnë me KFOR-in dhe EULEX-in që të kthejnë ambientin e qetë dhe të sigurt“.
“Jam i inkurajuar nga deklaratat e përgjegjshme të liderëve që thërrasin për qetësi dhe dënojnë dhunën“.
“OSBE i thërret të dy palët që t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Vetëm përmes dialogut konstruktiv mund të zgjidhen çështjet dhe të përmirësohet jeta e njerëzve të rëndomtë. OSBE mbështet partnerët e vet ndërkombëtar, dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdoj punën e vet të rëndësishme për të promovuar pajtimin mes të gjitha komuniteteve”, tha Ažubalis.
Ngjarjet e fundit në Kosovë janë diskutuar sot në Këshillin e Përhershëm në Vjenë.