Kryesuesi i OSBE-së mirëpret marrëveshjen me liderët politik në Shkup për të kapërcyer krizën politike
VJENË, 15 korrik 2015 – Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Kryesuesi i OSBE-së, Ivica Daçiç, sot përshëndeti marrëveshjen ndërmjet liderëve politik për të kapërcyer krizën politike në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe u zotua për mbështetjen e OSBE-së për zbatimin e tij.
“Ky është një hap përpara në drejtimin e duhur për vendin, i cili kontribuon për stabilitetin e rajonit në tërësi. Marrëveshja ripohon angazhimin e liderëve politik për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtim të forcimit të proceseve demokratike dhe rindërtimin e besimit të njerëzve në institucione. Komisioneri i BE-së Hahn dhe partnerët e tij përgëzohen për rolin e tyre në lehtësimin e këtij zhvillimi,” tha Daçiç.
“Unë inkurajoj të gjitha palët që të zbatojnë marrëveshjen në besim të mirë dhe të plotë. Përveç kësaj, OSBE është e gatshme që të ofrojë ekspertizën e saj. Veçanërisht të rëndësishme do të jenë zgjedhjet e parakohshme në prill të vitit të ardhshëm, të cilat duhet të plotësojnë standardet ndërkombëtare,” tha ai.