Redaksia e lajmeve
Deklaratë e përbashkët nga Krerët e misionit të BE-së, Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, të OSBE-së dhe të SHBA-së në Shkup
14 shkurt 2013
SHKUP, 14 shkurt 2013 – Krerët e Misionit të BE-së, Zyrës ndërlidhëse të NATO-s, të OSBE-së, si dhe të Shteteve të Bashkuara në Shkup sot e publikuan deklaratën në vijim:
"Me brengosje të madhe jemi duke përcjellur zhvillimet vendore politike.
Është e nevojshme të ndërmerren hapa të menjëhershëm për zgjidhje të ngërçit politik pas ngjarjeve të 24 dhjetorit. I ftojmë të gjitha palët të përforcojnë dialogun politik, të përqendrohen në prioritetet strategjike të vendit, si dhe t'i vënë në rend të parë interesat më të mira të vendit dhe të qytetarëve"