Misioni i OSBE-së në Shkup mbanë konferencë për ndihmë juridike pa pagesë për të promovuar qasje në drejtësi në Evropën juglindore
SHKUP, 07 korrik 2011 – Përfaqësuesit e Qeverisë dhe praktikantët e involvuar në prezantimin e ndihmave juridike pa pagesë në shtet, si dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni i këmbyen përvojat e tyre dhe leksionet që i kanë mësuar në një konferencë rajonale të përkrahur nga OSBE-ja e cila nisi sot në Shkup.
Pjesëmarrësit në konferencë, e cila u organizua nga Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e drejtësisë, diskutuan lidhur me përvojat e tyre në përpjekjet për t’i avancuar praktikat ekzistuese në këtë lëmi, me qëllim të posaçëm për të dal me rekomandime për t’i përmirësuar përpjekjet e ardhshme.
“Shtetet e kanë për detyrë të mundësojnë qasje në drejtësi në vijë me standardet ndërkombëtare duke i vendosur kornizat ligjore të nevojshme”, tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Ralf Bret.
Konferenca u mbajt për ta shënuar përvjetorin a parë nga aplikimi i këtij ligji për ndihma juridike pa pagesë në shtet.
Ministri i drejtësisë, Mihajlo Manevski tha: “Miratimi i ligjit për ndihma juridike pa pagesë në shtetin tonë ka mundësuar qasje të barabartë të qytetarëve në institucionet, gjë e cila është në përputhje me parimet kushtetuese për qasje të barabartë në drejtësi. Pas një viti nga zbatimi i këtij ligji, ne jemi të kënaqur me rezultatin e arritur.”