Materiale
Zbatimi praktik i marrëveshjes për llojin dhe lartësinë e sanksionit penal në vitin e parë të zbatimit të Ligjit të ri për procedurë penale. Analiza juridike
Analiza paraqet një kontribut të përbashkët të Shoqatës së Prokurorëve Publik dhe Sektorit për Sundimin e së Drejtës pranë Misionit të OSBE në Shkup ndaj procesit të vendosjes së politikës dhe praktikës së unifikuar penale në sistemin tonë juridiko-penal. E njëjta i trajton të dhënat që kanë të bëjnë me marrëveshjet e realizuara në katër juridiksionet e gjykatave të apelit në: Manastir, Gostivar, Shkup dhe Shtip, brenda periudhës nga 1 dhjetori 2013 deri në 31 mars të vitit 2015.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.