Misioni i OSBE-së në Shkup organizon takimin e rrjetit për integrim gjinor brenda agjencive për zbatim të ligjit
SHKUP, 9 dhjetor 2015 - Nxitja e barazisë gjinore dhe promovimi i të drejtave të grave në shërbimin policor është qëllimi i takimit të sotëm të OSBE-së që po mbahet në Shkup, në të cilin marrin pjesë 35 përfaqësues nga Ministria e punëve të brendshme, Sindikata e policisë, si dhe Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës.
Pjesëmarrësit do të ndajnë përvojat dhe idetë e tyre se si të përfshijnë më mirë perspektivën gjinore në punën e përditshme të policisë, si dhe do të identifikojnë fushat e bashkëpunimit në të ardhmen.
“Barazia gjinore dhe integrimi janë aspekte kryesore të punës së OSBE-së, dhe misioni ynë mbështet fuqizimin e pjesëmarrjes së grave në institucionet qendrore dhe lokale, si dhe në sigurinë publike dhe organizatat e shoqërisë civile,” tha zëvendës shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup Marianne Berecz.
Hrizantema Rendevska, kryetare e Seksionit të Grave në Sindikatën e policisë tha: “Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për rritjen e ndikimit dhe dukshmërisë së aktiviteteve tona si brenda Sindikatës së policisë, po ashtu edhe në Ministri. Ky takim do të ndihmojë ristrukturimin e potencialit tonë në fusha të ndryshme të shoqërisë, si dhe krijimin e rrjeteve të integrimit gjinor në rajon dhe më gjerë.”
Pjesëmarrësit gjithashtu do të njihen me aktivitetet e Grupit Punues Gjinor të Misionit të OSBE-së në Shkup, si dhe me punën e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës, organizatë kjo e cila ka për qëllim përforcimin e rolit dhe statusit të gruas në zbatimin e ligjit.