Materiale
Doracak për krimin kompjuterik
Fokusi i këtij Doracaku është i orientuar në disa aspekte, e para së gjithash në fenomenologjinë e komunikimit elektronik dhe në zëvendësimin e sistemit konvencional të ndjekjes së informatave me një sistem të ri, i cili mundëson transfer të sasive të mëdha të të dhënave në distancë të madhe në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase. Ky Doracak nuk ka për qëllim të japë udhëzime për veprim hap pas hapi, por ideja është që të ofrohet një vegël e dobishme – udhëzues që do të përmbajë terme që do ta lehtësojnë identifikimin e mjeteve me të cilat kryhet ky lloj i kriminit, lloji i provave që duhet të sigurohen, si dhe mënyra e drejtë e sigurimit të tyre, me çka do të lehtësohet procesi i vërtetimit të provave.
Udhëzuesi u dedikohet kryesisht prokurorëve, por mund ta përdorin poashtu edhe gjykatësit e së drejtës penale, si dhe avokatët mbrojtës.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.