Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Misioni i OSBE-së dhe Këshilli i Evropës mbajnë tryezë të rrumbullakët mbi përforcimin e rolit të Kuvendit në monitorimin e zbatimit të Konventës së Stambollit në Kosovë
Publishing date: 23 nëntor 2023
Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Kuvendin e Kosovës, organizoi më 22 nëntor 2023 në Prishtinë panelin e nivelit të lartë mbi rolin e Kuvendit të Kosovës në monitorimin e zbatimit të Konventës së Stambollit. Në paraprirje të fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, ky aktivitet mblodhi bashkë deputetë, përfaqësues të qeverisë, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve ndërkombëtare, dhe organizatave tjera aktive në fushën e luftimit të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Nëpërmjet diskutimeve të strukturuara me kujdes, ekspertë dhe profesionistë të shquar të fushës i shqyrtuan modalitetet për përforcimin e instrumenteve institucionale për monitorim të zbatimit të Konventës së Stambollit, përfshirë këtu detyrimin për krijimin e një mekanizmi mbështetës institucional nga radhët e palëve kryesore të interesit dhe në nivele të ndryshme të qeverisjes. Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, në fjalën e tij hapëse tha: “tema e fushatës së vitit 2023 është investimi në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Duke pasur këtë parasysh, Misioni është fokusuar në ngritjen e mekanizmave themelorë për bashkërendim në nivel qendror dhe lokal, se nëse nuk jemi më të koordinuar, nuk mund të jemi më efektivë. Për këtë lipset të angazhohet dhe rinia, pra të rinjtë dhe të rejat, si dhe përqendrim akoma më i madh në nevojat e veçanta të grupeve në pozitë të cenueshme dhe komuniteteve joshumicë.” Në fjalën e saj, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, tha: “pikë e rëndësishme ku besoj se kërkohet më shumë punë dhe më shumë vëmendje është ndërtimi i një forme, qoftë përmes Ministrisë apo në kuadër të Kuvendit, që të shërbejë për të mbledhur më shumë të dhëna që nuk do të fokusoheshin vetëm në shkaqet e dhunës, por do të përfshinin mënyrën në të cilën planifikojmë, si në parlament ashtu edhe qeverisjen e përgjithshme, dhe se si ky planifikim ndikon tek gratë në sfera të ndryshme të jetës.” Pjesëmarrësit arritën në përfundimin se për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave lipset angazhim i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës që i tejkalon vijat politike dhe ngërthen një qasje gjithëpërfshirëse institucionale. Gjithashtu, u theksua se Kuvendi i Kosovës dhe trupat e tij kanë rol thelbësor për suksesin e përpjekjeve në këtë drejtim. Nga ekzekutivi u kërkua që të krijojë pika kontakti me Kuvendin të Kosovës dhe t'i mbajë ligjvënësit të mirinformuar për përparimin dhe sfidat në zbatimin e Konventës së Stambollit. Në fund, u theksua që si legjislativi ashtu edhe ekzekutivi duhet ta përforcojnë bashkëpunimin dhe bashkërendimin me sektorin e shoqërisë civile. Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, me demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike, dhe në qendër të të gjitha aktiviteteve të tij ka fuqizimin, barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Misioni fokusohet në ofrim të mbështetjes për miratimin dhe zbatimin e një kornize jodiskriminuese ligjore dhe të politikave, dhe i kushton vëmendje të veçantë pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe politike.
Konkurs për shkrimin e hartimeve për studentet e universiteteve
Publishing date: 16 nëntor 2023
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Arsimi, Mirëqeverisja, Sundimi i ligjit
Pas përfundimit me sukses të master ligjëratave kundër korrupsionit, të organizuar në bashkëpunim me katër Universitetet vendore (Universiteti Sh. Kirili dhe Metodij në Shkup, Universiteti Goce Delçev në Shtip, Universiteti Sh. Kliment Ohridski në Manastir dhe Universiteti i Evropës Jug-Lindore në Tetovë) nga entuziazmi i shprehur i studentëve si dhe për inkurajimin e mëtejshëm të tyre në angazhimin anti-korrupsion, Misioni i OSBE-së në Shkup organizon një konkurs në shkrimin e hartimeve për studentët.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet SPAK-un dhe Gjykatat e Posaçme në forcimin e kapaciteteve hetuese dhe gjykuese
Publishing date: 27 tetor 2023
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Më 26 dhe 27 tetor 2023, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën e Magjistraturës, organizoi një trajnim për “Hetimin dhe gjykimin e veprave penale në fushën e prokurimit publik”. Trajnimi u hartua mbështetur në fushat me interes të identifikuara nga prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe nga gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të cilët ishin përfituesit kryesorë të kësaj veprimtarie. Trajnimi synoi rritjen në tërësi të kapaciteteve të prokurorëve të SPAK-ut dhe të Gjykatave të Posaçme për të kryer hetime për korrupsionin e nivelit të lartë dhe grupet transnacionale të krimit të organizuar. Ai u përqendrua te rreziqet e lidhura me procedurat e prokurimit, risitë ligjorë, teknikat e posaçme në hetimin e veprave penale në fushën e prokurimit publik, koncesionet dhe partneritetet publik-privat, dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushë, edhe përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Gjatë trajnimit u diskutuan edhe raste studimore. Në fjalën e tij në hapje të trajnimit, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, tha: “SPAK u ka kushtuar një vëmendje të veçantë veprave penale të kryera në kuadër të korrupsionit të funksionarëve publikë, ku përfshihen edhe ato në fushën e prokurimit publik. Qasja e re e ndjekur konsiston në rritjen e efektivitetit të hetimeve nëpërmjet rritjes së kapaciteteve njerëzore, kryesisht në fushën e hetimeve financiare. Nga ana tjetër, formulimi ligjor i veprave penale përkatëse mund të ketë nevojë për përmirësime të mëtejshme”. Trajnimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve ndërdepartamentale të Prezencës së OSBE-së për të mbështetur Shqipërinë për të çuar përpara zbatimin e reformës anti-korrupsion në vend dhe për të konsoliduar shtetin e së drejtës, institucionet kryesore të drejtësisë dhe shoqatat e shoqërisë civile që punojnë me sistemin gjyqësor, përmes aplikimit të praktikave më të mira ndërkombëtare, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së. Prezenca e OSBE-së është një partnere afatgjatë e sistemit gjyqësor, me mbështetjen e saj të vijueshme në procesin e zhvillimit profesional. Prezenca do të vijojë të mbështesë konsolidimin dhe funksionimin e efektshëm të institucioneve të drejtësisë.
Përmbyllet kampi rinor për restaurimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore në Pejë
Publishing date: 27 tetor 2023
Kampi pesëditor i të rinjve për restaurimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore në Çarshinë e Vjetër të Pejës, organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, për 10 studentë të arkitekturës, antropologjisë dhe fushave të ndërlidhura, u përmbyll më 27 tetor 2023.
Gjykatat në Kosovë të vendosin paraburgimin vetëm si mjet të fundit, rekomandon raporti i Misionit të OSBE-së
Publishing date: 25 tetor 2023
Përdorimi i tepruar i paraburgimit është çështje globale që paraqet shqetësim për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, dhe Kosova përballet me sfida të ngjashme.
Kryetarët e komunave të Kosovës përmbyllin vizitën studimore në Austri për qeverisjen e përgjegjshme gjinore
Publishing date: 25 tetor 2023
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja, Barazia gjinore
Nga data 22 deri më 24 tetor 2023, Javën e kaluar, Misioni i OSBE-së organizoi një vizitëudhëtim studimore në qytetin e Gracit, Austri për pesë kryetarë të komunave nga Kosova, të përzgjedhur për përpjekjet e tyre në promovimin e qeverisjes së përgjegjshme gjinore në komunat e tyrepërkatëse. Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, Kryetari i Gllogocit Ramiz Lladrovci, Kryetari i Vitisë Sokol Haliti dhe Kryetari i nga Vitia, Gazmend Muhaxheri nga Peja, Bali Muharremaj nga Suhareka,Obiliqit Xhafer Gashi nga Obiliqi dhe Ramiz Lladrovci nga Gllogoci u njohën me praktikat e Gracit në përfshirjen e administrimit komunal me perspektivë gjinore. Kryetarja e Gracit, znj. Elke Kahr, përgëzoi kryetarët e komunave të Kosovës për arritjet e tyre dhe mirëpriti mundësinë për të shkëmbyer praktikat e mira në qeverisjen e përgjegjshme gjinore. Së bashku me zyrtarë të tjerë të qytetit, ata prezantuan se si i përfshijnë perspektivat gjinore në fusha të ndryshme të qeverisjes siç janë sigurimi social, planifikimi, shëndetësia dhe mjedisi. Nga ana e tyre, kryetarët e komunave nga Kosova ndanë përvojat e tyre npër buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, përfshirjen gjinore në plane bujqësore, subvencionet arsimore për gratë dhe vajzat, si dhe menaxhimin e strehimoreve të viktimave të dhunës në familje. Ata vizituan gjithashtu edhe Qendrën Shëndetësore për Gratë dhe Strehimoren e viktimave të Dhunës në Familje në Grac, për të vështruar si me vështrim në funksionon imin në praktikë të partneriteti midis qytetit të Gracit, qeverisë provinciale të Styrias dhe organizatave joqeveritare. “Pabarazia gjinore shoqërohet shpeshherë me forma të tjera diskriminimi, si mosha apo statusi social, kështu që, në veprimin e tij për barazi gjinore, Plani i Veprimit për Barazi i Gracit i kushton vëmendje të veçantë qasjes ndërsektoriale që merr në konsideratë forma të ndryshme të diskriminimit, një model ky që Misioni i OSBE-së dhe pesë kryetarët e komunave do të punojnë për të zbatuar në Kosovë”, tha zyrtarja nacionale e programit të OSBE-së, Nensi Jasharaj. Kryetarët e komunave dhe nikoqiri mikpritës i tyre u pajtuan që të qëndrojnë në kontakt dhe të vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale të stafit komunal për të rritur barazinë gjinore. Vizita studimore është pjesë e mbështetjes së përgjithshme që Misioni u ofron komunave për të forcuar qeverisjen e përgjegjshme gjinore, që përfshin si nivelin vendimmarrës, ashtu edhe atë teknik të qeverisjes lokale.
Prezenca e OSBE-së dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizojnë konferencën kombëtare për votimin nga jashtë vendit
Publishing date: 19 tetor 2023
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, organizuan konferencën kombëtare të nivelit të lartë “Votimi nga jashtë vendit – rruga përpara”, më 19 tetor 2023. Konferenca shërbeu si një platformë diskutimesh se si Kuvendi mund të adresojë boshllëqet ligjore në Kodin Zgjedhor të identifikuara nga Gjykata Kushtetuese, si edhe për elementë të tjerë thelbësorë të votimit nga jashtë vendit. Në të morën pjesë deputetë, partitë kryesore politike, institucionet shtetërore, përfaqësues të diasporës, aktivistë të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë. “Votimi nga jashtë vendit është një çështje si parimore, edhe praktike. Shqipëria e ka adresuar pjesën e parë të çështjes, duke rregulluar në parim të drejtën e qytetarëve të saj, që jetojnë jashtë, për të votuar. Ajo që mbetet sfidë është si të sigurohet ushtrimi i duhur dhe i efektshëm i kësaj të drejte në sensin praktik, gjë që ka rezultuar e ndërlikuar. Koha është tani për të adresuar çështjet specifike sa i përket zbatimit të dakordësisë politike të arritur në vitin 2020”, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bruce Berton, në hapje të konferencës. Ai shtoi se është thelbësore që çdo vendim – qoftë lidhur me boshllëqet ligjore apo rregullimet praktike – të dalë nga një konsensus me bazë të gjerë, mbështetur te një vlerësim i gjithanshëm dhe te konsultimet gjithëpërfshirëse me të gjithë aktorët, që nga ata politikë, te shoqëria civile dhe diaspora. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha: “Amendimi i Kodit Zgjedhor është hapi i parë dhe sine qua non për të mundësuar votimin nga jashtë në zgjedhjet e përgjithshme për kuvendin e Shqipërisë të vitit 2025. Ndaj, për sa institucionalisht si KQZ e kemi të mundur dhe të lejuar, nxisim pozitën dhe opozitën të dakordësohen mbi ndryshimet e kërkuara të Kodit Zgjedhor, në lidhje me votimin nga jashtë. Është me rëndësi që rregullat mbi regjistrimin e votuesve nga jashtë, mbi mënyrën e votimit dhe mbi numërimin e votave, nxjerrjen e rezultatit dhe përllogaritjen e mandateve bazuar në këtë rezultat të miratohen sa më shpejt, mundësisht brenda këtij viti, ashtu sikurse Gjykata Kushtetuese ka vendosur”. Në hapje të veprimtarisë folën edhe ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber, i ngarkuari me punë i Delegacionit të Bashkimit Evropian ambasadori Luigi Soreca dhe këshilltarja ekonomiko-politike e ambasadës së SHBA-së Allison Dyess. Ekspertë të sjellë nga Prezenca e OSBE-së dhe International IDEA i njohën pjesëmarrësit me standardet dhe modelet lidhur me regjistrimin e zgjedhësve që jetojnë jashtë, procesin e votimit dhe numërimit dhe përfaqësimin e zgjedhësve nga jashtë vendit. Konferenca ishte veprimtaria e parë e zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetje për reformën dhe procesin zgjedhor në Shqipëri”, i cili financohet nga qeveritë e Suedisë, Zvicrës dhe Polonisë. Prezenca e OSBE-së do të mbështesë Kuvendin, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet e tjera shtetërore dhe aktorët politikë për përgatitjen e kornizës ligjore dhe administrative për zbatimin e suksesshëm të votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.