Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së dhe partnerët diskutojnë arritjet dhe planet e ardhshme të projektit për armët e vogla dhe të lehta
Publishing date: 14 tetor 2022
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Komiteti ekzekutiv i projektit “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta” zhvilloi takimin e dytë, në Tiranë, më 14 tetor 2022. Projekti zbatohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, falë mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës. Në takim, anëtarët e Njësisë Mbështetëse të Forumit të OSBE-së për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë nga Sekretariati i OSBE-së, përfaqësues të donatorëve, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera partnere diskutuan arritjet e projektit dhe planet e ardhshme. Duke hapur takimin, Kryetari i Prezencës, Vincenzo Del Monaco, tha: “Puna e vërtetë fillon nga gatishmëria dhe përkushtimi konkret i autoriteteve qeveritare për të ndërtuar shoqëri të paqta. Unë e vlerësoj si përkushtimin, ashtu edhe gatishmërinë e autoriteteve shqiptare. Roli ynë si OSBE ka qenë dhe vijon të jetë ta bëjmë sa më mirë detyrën për ta çuar këtë vullnet pozitiv përpara, duke zgjedhur rrugën e duhur. Dhe rrugën e kemi zgjedhur së bashku”. Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri janë dhe mbeten përparësi strategjike për qeverinë e Shqipërisë. “Mbështetja e partnerëve tanë është tejet e çmuar në përshpejtimin e ritmit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë me qëllim anëtarësimin në familjen e madhe evropiane në një kohë sa më të shpejtë”, shtoi ai.
OSBE-ja përfundon, në Tiranë, trajnimin për Policinë Kufitare të Shqipërisë lidhur me identifikimin e dokumenteve të falsifikuara
Publishing date: 14 tetor 2022
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, OSCE Secretariat
Nga 10 deri më 14 tetor, Njësia për Menaxhimin e Sigurisë Kufitare e Departamentit të OSBE-së për Kërcënimet Transnacionale, në bashkëpunim të ngushtë me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, organizoi një trajnim të përparuar për identifikimin e dokumenteve të falsifikuara për 15 oficerë të policisë kufitare (3 gra, 12 burra) nga Shqipëria.
Prezenca e OSBE-së nis projektin për forcimin e kapaciteteve trajnuese në Shqipëri kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Publishing date: 12 tetor 2022
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Combating trafficking in human beings
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri prezantoi sot projektin e saj më të ri për përmirësimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës dhe të Akademisë së Sigurisë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Projekti, i cili financohet nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Norvegjisë dhe Italisë, synon të mbështesë institucionet shqiptare të ofrojnë programe trajnimi të rregullta, të specializuara dhe të qëndrueshme për njësitë ligjzbatuese përkatëse sipas sektorëve, si edhe për gjyqtarët dhe prokurorët, duke mundësuar identifikim dhe mbështetjen e duhur për viktimat, si edhe zbatimin e njëjësuar të ligjit në varësi të nivelit të rëndesës së veprës penale. “Ky projekt vjen në një moment thelbësor për sistemin shqiptar të drejtësisë penale. Me ardhjen e brezit të ri të profesionistëve të drejtësisë penale dhe të personelit të zbatimit të ligjit, është shumë e rëndësishme që ata jo vetëm të trajnohen për këtë fushë, por edhe që të kenë burime institucionale për të qenë të përditësuar me ndryshimet ligjore dhe me praktikat e mira,” tha Kryetari i Prezencës, ambasadori Vincenzo del Monaco, në hapje të veprimtarisë. Ai vuri në dukje arritjet në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, sa i përket fuqizimit të legjislacionit, krijimit të planeve të veprimit, zhvillimit të kapaciteteve të profesionistëve dhe rritjes së ndërgjegjësimi. Del Monaco shtoi se duhet bërë edhe më shumë, me përkushtimin e institucioneve ligjzbatuese, sociale dhe gjyqësore, si edhe të komunitetit ndërkombëtar. “Asnjë shtet nuk gëzon imunitet nga trafikimi i qenieve njerëzore, sidoqoftë është e mundur të bëhen hapa për të parandaluar dhe kufizuar këtë krim”, tha ai. Në hapjen e projektit folën edhe zëvendësambasadori amerikan Demian Smith, zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, rektori i Akademisë së Sigurisë Ilirjan Mandro dhe drejtori i departamentit të OSBE-së në Ministrinë e Jashtme Italiane Mario Bartoli. Së shpejti, Prezenca e OSBE-së do të mbështesë institucionet shqiptare, veçanërisht Ministrinë e Brendshme, të ndërmarrin një analizë të burimeve dhe të vullnetit politik të nevojshëm- qofshin këto burime financiare, njerëzore, materiale, apo politike – në mënyrë që organet ligjzbatuese, të ndjekjes penale dhe gjyqësore të kryejnë detyrat e tyre kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Sfidat e krijuara nga dezinformimi dhe propaganda në fokus të Forumit VIII vjetor për Zhvillimin e Medias, organizuar nga Prezenca e OSBE-së Shqipëri
Publishing date: 11 tetor 2022
Content type: News
What we do: Demokratizimi, Arsimi, Mirëqeverisja, Liria dhe zhvillimi i medias, Rinia
Më 11 tetor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi Forumin VIII vjetor për Zhvillimin e Medias, një platformë dialogu kjo mes medias, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile. Forumi i këtij viti u përqendrua në çështje të lidhura me lirinë dhe zhvillimin e medias në vend, sigurinë e gazetarëve dhe sfidat e krijuara nga dezinformimi dhe propaganda, me të cilat ballafaqohen media dhe gazetarët në Shqipëri. Gjatë fjalës së hapjes, Ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, theksoi angazhimin e Prezencës për çështjen e lirisë së medias në vend. Ai tha se Prezenca i ka ndjekur me vëmendje deklaratat e lëshuara së fundmi prej sistemit të drejtësisë për ndalimin e mediave që të botojnë informacionet si rezultat i rrjedhjeve që pasuan sulmet kibernetike të verës. “I nxisim autoritetet dhe mediat që të tregohen të ekuilibruar dhe të matur, si dhe të vlerësojnë me kujdes të drejtën e publikut për informim, konfidencialitetin, sigurinë dhe privatësinë”, tha ai. Në hapje të takimit folën edhe Teresa Ribeiro, Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Alexis Hupin nga Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri dhe Olsi Dekovi, Zv. Kryetari Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë. Sesioni i parë i Forumit iu kushtua sfidave kryesore të lirisë dhe të zhvillimit të medias me të cilat u përball Shqipëria gjatë vitit të fundit. Në sesionin e dytë, diskutimet u përqendruan te rëndësia e gazetarisë hulumtuese, dezinformimit dhe verifikimit të fakteve si një mjet në luftën kundër korrupsionit dhe për promovimin e gazetarisë profesionale. Forumi gjithashtu përshëndeti kurrikulën e rishikuar rishtazi të programit Bachelor që do të vihet në zbatim në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës që nga ky vit akademik. Kurrikula është një prej rezultateve të projektit “Media në Fokus – Forcimi i Transmetuesit Publik dhe Shkollës së Gazetarisë në Shqipëri”, i cili u zbatua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri me fonde të BE-së.
Prezenca e OSBE-së fuqizon gratë këshilltare në Shqipëri me anë të Programit të Ekselencës së Grave në Nivel Vendor
Publishing date: 10 tetor 2022
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Demokratizimi, Zgjedhjet, Barazia gjinore
Më 7 dhe 8 tetor 2022, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vlerësoi 20 këshilltare bashkiake të motivuara, të cilat përfunduan Programin e Ekselencës së Grave në Nivel Vendor (WoMEP) dhe organizoi gjithashtu modulin e dytë të trajnimit për 22 këshilltare të tjera, brezi i tretë i WoMEP-it. WoMEP-i i ndihmon gratë këshilltare të lidhin politikat dhe propozimet me ndjeshmëri gjinore me buxhetet e bashkive, si burim parësor për financimin e nismave që trajtojnë nevojat e komuniteteve në nivelin vendor. Ashtu si në dy edicionet e mëparshme, propozimet e zhvilluara nga brezi i tretë i këshilltareve pjesë e WoMEP-it do u prezantohen këshillave përkatës për qëllim financimi nga buxhetet bashkiake të vitit 2023. Gjatë tri viteve të fundit, Prezenca ka ndihmuar këshilltaret vendore aktive të zhvillojnë propozime konkrete për projekte, me synim zbatimin e tyre në bashki. Propozimet u përkasin fushave të ndryshme si: përkrahja e turizmit, ndihma për viktimat e tërmetit të vitit 2019, mbështetja për viktimat e dhunës me bazë gjinore. Deri më sot, WoMEP-i u ka mundësuar më shumë se 60 grave këshilltare bashkiake nga e gjithë Shqipëria të rrisin rolin e gruas në vendimmarrje në nivelin vendor. “Niveli vendor është ai që qëndron më afër qytetarëve dhe besimi tek institucionet ndërtohet pikërisht këtu. Nëse ia dilni të krijoni besimin te ju vetë dhe te puna e juaj, atëherë ia dilni edhe të krijoni besim në institucionet e Shqipërisë,” tha zëvendëskryetarja e Prezencës, Clarisse Pasztory, gjatë aktivitetit. Ajo shtoi se shpreson që shumë prej pjesëmarrëseve të WoMEP-it të garojnë përsëri në zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe të zgjidhen përsëri si këshilltare apo edhe si kryetare bashkie. Në veprimtari morën pjesë edhe anëtare të Aleancës së Grave Deputete – forum ky i krijuar me nismën e Prezencës së OSBE-së. Kryetarja e Aleancës Merita Bakiu dhe zëvendëskryetarja Etilda Gjonaj shprehën gatishmërinë e tyre të punojnë për fuqizimin e rrjetëzimit ndërmjet grave deputete dhe këshilltareve bashkiake për të çuar përpara nisma në nivelin vendor.
Prezenca e OSBE-së organizon vizitë pune për institucionet shqiptare, në Kroaci, lidhur me personat e zhdukur gjatë regjimit komunist
Publishing date: 27 shtator 2022
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Përvoja e gjerë e Kroacisë në hetimin dhe gjykimin e rasteve të zhdukjeve me forcë mund t’i ndihmojë autoritetet shqiptare në çuarjen përpara të punës për identifikimin dhe gjetjen e eshtrave të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist. Me këtë qëllim, nga 21 deri më 23 shtator 2022, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një vizitë studimore në Kroaci për përfaqësues të institucioneve kryesore në këtë fushë, si Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Policia Shkencore. Programi përfshinte një vizitë në Ministrinë për Çështjen e Veteranëve dhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe të Kriminologjisë të Kroacisë. Duke folur në takimin e organizuar në ministri, zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështjet e Veteranëve, Tomo Medved, ofroi mbështetjen e pakursyer të institucionit të tij për autoritetet shqiptare në përpjekjet e tyre për të bërë progres në identifikimin dhe gjetjen e eshtrave të të zhdukurve. Zyrtarë të kësaj ministrie e njohën delegacionin shqiptar me modelin kroat të kërkimit të personave të zhdukur, ndërsa përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Zagrebit dhe të Arkivave Shtetërore folën për rolin e tyre në procesin e kërkimit. Vizita u shërbeu ekspertëve shqiptarë, përfshi atyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe të Policisë Shkencore, edhe për të krijuar lidhje me homologët kroatë për bashkëpunim të ardhshëm në çështjen e kërkimit të personave të zhdukur. Vizita u financua nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) dhe u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë për Çështjen e Veteranëve të Kroacisë, KAS-in dhe Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.
Përmbyllet edicioni i 8-të i Akademisë së Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja në Mauerbach
Publishing date: 25 shtator 2022
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë, Misioni i OSBE-së në Serbi
What we do: Barazia gjinore, Rinia
Akademia e 8-të e Dialogut e OSBE-së për Gratë e Reja, bashkë-organizim i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Misionit të OSBE-së në Serbi, u përmbyll më 25 shtator në Mauerbach të Austrisë. Në edicionin e sivjetmë të Akademisë morën pjesë njëzet e katër pjesëmarrëse nga Prishtina dhe Beogradi.