Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
OSBE-ja organizon simulim për aktorët relevantë në Shkup mbi mbrojtjen e infrastrukturës kritike të energjisë nga sulmet terroriste me fokus në kërcënimet që burojnë nga hapësira kibernetike
Publishing date: 27 mars 2017
Content type: News
Where we are: OSCE Secretariat, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Countering terrorism
Përforcimi i mbrojtjes dhe gatishmërisë kundër sulmeve terroriste që targetojnë sistemet industriale të kontrollit janë në fokus të simulimit të mbajtur në Shkup më 27 dhe 28 mars 2017. Njëzet e gjashtë ekspertë nga autoritete shtetërore të ndryshme dhe përfaqësues të sektorit privat, siç janë operatorë, ofrues dhe pronarë, marrin pjesë në aktivitetin nacional të organizuar nga Departamenti i OSBE-së për kërcënime trans-nacionale me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Shkup...
Misioni i OSBE-së njofton gratë police me detyrat e komandantëve operacional
Publishing date: 17 mars 2017
Misioni i OSBE-së dhe Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës kanë organizuar një trajnim pesë-ditor për zyrtaret e larta policore me temë përgjegjësitë e komandantëve operacional. Trajnimi, ku morën pjesë 14 police, përfshirë togere dhe rreshtere – shefe të njësive të ndryshme në Policinë e Kosovës – është mbajtur nga 13 deri më 17 mars 2017 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri...
Rikthimi i trendit pozitiv të normalizimit të marrëdhënieve kyç për progres dhe stabilitet, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Zannier pas vizitës në Kosovë
Publishing date: 10 mars 2017
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Secretary General, Misioni i OSBE-së në Kosovë
PRISHTINË, 10 mars 2017 – Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier përmbylli sot vizitën e tij në Prishtinë, gjatë së cilës qëndroi në Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe takoi kryesues të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të partive....
Koha është për t’i dhënë fund ngërçit politik, thotë Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Zannier pas përfundimit të vizitës së tij në Shkup
Publishing date: 9 mars 2017
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Secretary General, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve
SHKUP, 9 mars 2017 – Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier, sot në fund të vizitës së tij në Shkup, shprehu shqetësimin lidhur me zhvillimet e fundit në shtet duke ju bërë thirrje liderëve politik t’i japin fund krizës së vazhduar politike në interes të të gjithë qytetarëve...
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias dënon rrahjen e gazetarit në Shqipëri, bën thirrje për hetim të shpejtë
Publishing date: 8 mars 2017
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Representative on Freedom of the Media
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias, Safety of journalists
VJENË, 8 mars 2017 – Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović dënoi të mërkurën sulmin ndaj gazetarit Elvi Fundo në Shqipëri...
Pjesëmarrësit e konferencës së OSBE-së në Kosovë bëjnë thirrje për themelimin e një komisioni për gazetarët e vrarë dhe të zhdukur
Publishing date: 15 shkurt 2017
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
PRISHTINË, 15 shkurt 2017 – Konferenca e OSBE-së për sigurinë e mediave në Evropën juglindore është përmbyllur mbrëmë me miratimin e disa rekomandimeve, ndër të cilat edhe për themelimin e një komisioni për të hetuar rastet e gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë; sigurimin e mbrojtjes së veçantë për gazetarë, si dhe ndjekjen adekuate të autorëve të kërcënimeve dhe frikësimeve të gazetareve femra...
Kryesuesi i OSBE-së Sebastian Kurz në Shkup ndjek debatin e tryezës së rrumbullakët mbi rolin e rinisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm
Publishing date: 13 shkurt 2017
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Chairmanship, Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Countering terrorism, Rinia
SHKUP, 13 shkurt 2017 – Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministër aktual i jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz, Ministri i jashtëm Nikolla Poposki, Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup Ambasadorja Nina Suomalainen dhe Grupi rinor këshillëdhënës joformal i Misionit gjatë debatit në tryezën e rrumbullakët të organizuar gjatë ditës së djeshme në Shkup këmbyen pikëpamjet e tyre mbi perspektivat e rinisë në luftën kundër radikalizmit terrorist dhe ekstremizmit të dhunshëm...