Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së trajnon policinë shqiptare për hetimin e drogës
Publishing date: 25 shtator 2020
Nga 22 deri më 25 shtator 2020, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një kurs për hetimin e drogës, për 15 oficerë policie nga strukturat antidrogë të Policisë së Shtetit. Kursi kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në asgjësimin e grupeve të organizuara kriminale të specializuara në trafikimin e drogës, edhe duke shtuar njohuritë e tyre rreth mënyrave të reja të funksionimit të zinxhirëve kriminalë...
Prezenca e OSBE-së organizon trajnimin e parë në “mobile journalism” për gazetarët e televizionit publik shqiptar
Publishing date: 24 shtator 2020
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi dy trajnime tri-ditore për xhirimin dhe montimin e kronikave televizive përmes telefonit celular. Në trajnimet, që përfunduan sot, morën pjesë 25 gazetarë të Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH). Kursi i “mobile journalism” (gazetarisë me ndihmën e celularit) – i pari i këtij lloji për televizionin publik shqiptar – shënon fillimin e një programi trajnimi njëvjeçar të Prezencës së OSBE-së, pjesë e projektit “Media në fokus”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Prezenca...
Prezenca e OSBE-së nis projektin e transparencës në sistemin e prokurimit publik në Shqipëri
Publishing date: 3 shtator 2020
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri nisi, më 1 shtator 2020, një projekt që synon forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e transparencës dhe të llogaridhënies të sistemit të prokurimit publik në Shqipëri...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut u menaxhuan mirë përkundër pandemisë, por jostabiliteti ligjor mbetet ende shqetësim, thonë vëzhguesit ndërkombëtarë
Publishing date: 16 korrik 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
What we do: Zgjedhjet
Shkupi, 16.07.2020 – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi u zhvilluan mirë dhe kandidatët mund të zhvillonin fushatë lirisht, mirëpo stabiliteti ligjor u dëmtua nga rishikime të konsiderueshme të kornizës ligjore dhe të dekreteve qeveritare të mëpasshme, thonë vëzhguesit ndërkombëtarë nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në deklaratën e sotme.
Vëzhguesit e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Maqedonisë së Veriut do të mbajnë konferencë për shtyp të enjten
Publishing date: 14 korrik 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights
What we do: Zgjedhjet
SHKUP, 14 korrik 2020 – Vëzhguesit nga Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) do të mbajnë konferencë për shtyp në të cilën do të prezantojnë konkluzionet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Misioni i OSBE-së lanson raportin për zgjidhjen e kërkesave mbi të drejtat pronësore në Kosovë që nga periudha e konfliktit
Publishing date: 16 qershor 2020
PRISHTINË, 16 qershor 2020- Misioni i OSBE-së në Kosovë lansoi sot Raportin mbi mekanizmin e shqyrtimit në masë të kërkesave për të drejtat pronësore: Përvoja e Kosovës, vlerësim i dy dekadave të trajtimit të çështjeve pronësore që kanë lindur pas vitit 1999...
Misioni i OSBE-së në Kosovë prezanton raportin për të drejtat e fëmijëve në procedura gjyqësore
Publishing date: 12 qershor 2020
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Sundimi i ligjit
PRISHTINË, 12 qershor 2020- Misioni i OSBE-së në Kosovë lansoi sot raportin “Fëmijët në radhë të parë: Roli i Qendrave për Punë Sociale në procedurat gjyqësore”. Raporti shqyrton mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, me fokus të veçantë në rolin e Qendrave për Punë Sociale (QPS) në procedurat gjyqësore që përfshijnë fëmijë...