Redaksia e lajmeve
Vëzhguesit e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Maqedonisë së Veriut do të mbajnë konferencë për shtyp të enjten
SHKUP 14 korrik 2020
SHKUP, 14 korrik 2020 – Vëzhguesit nga Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) do të mbajnë konferencë për shtyp në të cilën do të prezantojnë konkluzionet paraprake të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Çka:
- Konferenë për shtyp e ekipit të vëzhguesve ndërkombëtar të dërguar nga ana e ODIHR-it për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Maqedonisë së Veriut.
- Konferenca për shtyp mund të ndiqet personalisht apo nëpërmjet Zoom-it (të dhënat në vijim).
- Gjithashtu mund të ndiqni Live në www.facebook.com/osce.odihr.
Kush:
- Laima Andrikienė, Shefja e Misionit të posaçëm për vlerësim të zgjedhjeve të ODIHR-it.
- Daria Paprocka, Zëvendës Shefja e Misionit të posaçëm për vlerësim të zgjedhjeve të ODIHR-it.
Kur:
- 16 korrik, e Enjte në ora 15.00
Ku:
- Skopje Marriott Hotel, Ballroom, kati i dytë, Sheshi Maqedonia 7, Shkup
Regjistrimi:
- Nuk ka nevojë për regjistrim në qoftë se ndiqni konferencën për shtyp personalisht, mirëpo do të përgjigjen vetëm pyetjet e gazetarëve.
- Për të marrë pjesë nëpërmjet Zoom-it, ju lutemi dërgoni kërkesë për regjistrim deri te Katya Andrusz, Zëdhënësja e ODIHR-it, katya.andrusz@odihr.pl dhe Egor Tilpunov, Analisti për media, egor.tilpunov@odihr.mk deri në ora 11:00 më 16 korrik.