Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përfundoi ciklin e parë të Programit për Ekselencën e Grave në Këshillat Bashkiakë
Publishing date: 9 nëntor 2020
Shtatëmbëdhjetë gra këshilltare nga mbarë vendi përfunduan me sukses modulin e tretë dhe të fundit dyditor të Programit për Ekselencën e Grave në Këshillat Bashkiakë të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, i cili u mbajt në date 6 dhe 7 nëntor 2020, me praninë e personave dhe në përputhje strikte me rregullat dhe protokollet e sigurisë shëndetësore për parandalimin e COVID-19. Moduli kishte për synim ndërthurjen e rritjes së aftësive dhe zhvillimit vendor me barazinë gjinore. Programi shkrinte në një këshillat lidhur me problemet e punës së përditshme me trajnimet e drejtpërdrejta. Ky ishte moduli i tretë i programit pas dy të mëparshmëve të mbajtur në Dhjetor 2019 dhe Tetor 2020.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri trajnon anëtarët e Forumit Kombëtar Rinor të të Verbërve për aftësitë organizuese dhe planifikimin strategjik
Publishing date: 4 nëntor 2020
Njëzet të rinj nga Forumi Kombëtar Rinor i të Verbërve morën pjesë në një veprimtari të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, që synonte rritjen e aftësive të tyre lidhur me organizimin dhe planifikimin strategjik. Trajnimi u zhvillua nga 31 tetori deri më 4 nëntor 2020, në Tiranë...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet mbajtjen e Akademisë së Të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave 2020
Publishing date: 2 nëntor 2020
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Të drejtat e njeriut, National minority issues
Grupi Shqiptar i Të Drejtave të Njeriut, në bashkëpunim të ngushtë me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, organizoi në datat 27 tetor – 1 nëntor 2020, Akademinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave 2020, në formatin e ndërthurur online dhe në terren...
Misioni i OSBE-së në Kosovë promovon edukimin medial dhe informativ te të rinjtë
Publishing date: 1 nëntor 2020
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Liria dhe zhvillimi i medias
Më 30 tetor 2020 Misioni i OSBE-së në Kosovë përfundoi ligjëratën e tij të dhjetë dhe të fundit online mbi edukimin medial dhe informativ në epokën digjitale, për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën serbe në Kosovë. Leksionet kanë mbuluar dhjetë shkolla në rajonin e Pejës, Gjilanit, Prizrenit dhe Prishtinës dhe kanë përfshirë 155 pjesëmarrës...
Prezenca e OSBE-së organizon një kurs trajnimi rreth analizës së krimit për Policinë e Shtetit
Publishing date: 23 tetor 2020
Në datat 20-23 tetor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi në Tiranë një kurs trajnimi për Policinë e Shtetit Shqiptar mbi konceptet dhe teknikat e analizës së krimit...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri fuqizon të rinjtë për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë në komunitetet e tyre
Publishing date: 28 shtator 2020
Nëntëdhjetë vajza dhe djem nga disa qytete të Shqipërisë morën pjesë në një sërë seminaresh për fuqizimin e të rinjve, të organizuara nga Prezenca e OSBE-së, nga data 3 deri më 25 shtator 2020. Përmes këtyre takimeve, që u zhvilluan në Shkodër, Mirditë, Përmet, Pogradec dhe Korçë, Prezenca synon t’i ndihmojë të rinjtë të bëhen ndër aktorët kryesorë në identifikimin dhe trajtimin e sfidave të sigurisë në komunitetet e tyre. Po ashtu, Prezenca ka si qëllim edhe forcimin e bashkëpunimit mes komunitetit dhe institucioneve...
Prezenca e OSBE-së trajnon personelin akademik të Programit të parë Master për Kriminologjinë në Shqipëri
Publishing date: 28 shtator 2020
Content type: News
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Policimi, Sundimi i ligjit
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë dhe me Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, organizoi një trajnim për personelin akademik të Programit të ri Master për Kriminologjinë, më 22-25 shtator 2020. Programi Master, i cili do të fillojë këtë vit akademik, është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e nisi këtë program si pjesë të një projekti të mbështetur financiarisht nga Misioni i SHBA-së në OSBE...