Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Maqedonisë së Veriut do të mbajnë konferencë për shtyp të enjten
SHKUP, 7 maj 2024 – Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve do të mbajnë konferencë për shtyp për të paraqitur gjetjet e tyre pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Çka:
- Konferencë për shtyp të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit të zgjedhjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut
- Konferenca për shtyp mund të ndiqet personalisht ose përmes Zoom-it (detajet më poshtë)
- Ato që nuk mund të marrin pjesë personalisht mund të ndjekin transmetimin e drejtpërdrejtë këtu
Kush:
- Nikoloz Samkharadze, Koordinator Special dhe udhëheqës i misionit të vëzhguesve afatshkurtër
- Alfred Heer, Kryetar i delegacionit të APKE-së
- Carina Odebrink, Kryetare e Delegacionit të AP të OSBE-së
- Leopoldo Lopez Gil, Shef i delegacionit të PE-së
- Jillian Stirk, Shefe e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-së
Kur:
- Ora 15:00 me orën lokale (GMT +2) më 9 maj 2024
Ku:
- Aleksandar Palace, Boulevardi 8 Shtatori nr. 15, Shkup
Regjistrimi:
- Për të marrë pjesë përmes Zoom-it, ju lutemi regjistrohuni deri në orën 11:00 me orën lokale të datës 9 maj duke përdorur linkun.
Vëzhgimi ndërkombëtar i zgjedhjeve është një mision i përbashkët i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) dhe Parlamentit Evropian (PE). Misioni i vëzhgimit ka gjithsej 347 vëzhgues, i përbërë nga 238 ekspertë të vendosur nga ODIHR vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër, 73 nga AP e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:
Katya Andrusz, ODIHR: +48 609 522 266 ose katya.andrusz@odihr.pl
Anzhelika Ivanishcheva, AP e OSBE-së: + 45 60 10 80 30 ose anzhelika.ivanishcheva@oscepa.dk
Bogdan Torcatoriu, APKE: Bogdan.TORCATORIU@coe.int
Raffaele Luise, PE: +32 470952199 ose raffaele.luise@europarl.europa.eu