Rregullimi i fushatave zgjedhore online me kode sjelljeje: shembulli i Maqedonisë së Veriut
Në këtë kod trajtohet sjellja e partive politike dhe kandidatëve në sferën online, duke përfshirë edhe sjelljen e tyre në rrjetet sociale, gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve. Ai mbulon, gjithashtu, edhe sjelljen online të mediave, verifikuesve të fakteve dhe të subjekteve të tjera që mund të ndikojnë te publiku gjatë fushatave. Ky kodi është vullnetar dhe synon të shërbejë si udhërrëfyes për të garantuar integritetin e informimit online gjatë zgjedhjeve dhe referendumeve.
Ndihma e ODIHR-it për Agjencinë ishte pjesë e projektit "Mbështetje për Reformat Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor", financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit.Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.