Rekomandimet për pavarësinë dhe llogaridhënien e gjyqësorit (Rekomandimet e Varshavës) 2023

Rekomandimet për Pavarësinë dhe Llogaridhënien e Gjyqësorit (Rekomandimet e Varshavës) synojnë të ofrojnë një mjet praktik për palët e interesuara në të gjithë rajonin e OSBE-së, të cilët angazhohen me sistemet e drejtësisë në të gjitha pikat e kontaktit. Sikurse Rekomandimet e Kievit, Rekomandimet e Varshavës nuk janë gjithëpërfshirëse. Rekomandimet e Varshavës synojnë të plotësojnë Rekomandimet e Kievit duke shtjelluar disa çështje të patrajtuara më parë dhe për t’iu përgjigjur zhvillimeve që nga viti 2010. Të dy dokumentet duhet të lexohen së bashku.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.