Grupi Këshillimor Rinor (GKR) - Thirrje për pjesëmarrje
Grupi Këshillimor Rinor (GKR) do të shërbejë si instrument për integrimin e rinisë i krijuar për të siguruar formulimin dhe integrimin efektiv të perspektivave përfaqësuese rinore në politikat, planifikimin dhe aktivitetet programore të Misionit të OSBE-së në Shkup. Misionit do t’i ofrojë një kontribut të konsiderueshëm mbi shqetësimet, nevojat, prioritetet, aspiratat dhe mangësitë specifike të të rinjve. Për më tepër, GKR do të punojë për të rritur ndërgjegjësimin për këto çështje dhe për të promovuar vlerat e OSBE-së.
GKR do të përbëhet nga një grup të individëve të rinj të motivuar me prejardhje dhe nga komunitete të ndryshme mbarë Maqedonisë së Veriut, shumë nga të cilët janë të angazhuar aktivisht në komunitetet e tyre lokale dhe sektorin e shoqërisë civile. Grupi do të ofrojë platformë gjithëpërfshirëse ku të rinjtë do të mund të kontribuojnë me perspektivat e tyre për punën e Misionit të OSBE-së në Shkup.
Puna e GKR-së do të koordinohet nga Koordinatori/ja e GKR-së, i cili/cila gjithashtu shërben si Personi për kontakt për të rinjtë i/e Misionit. Kapaciteti (d.m.th., ndërgjegjësimi, njohuritë, aftësitë, etj.) i anëtarëve të GKR-së do të zhvillohet në vazhdim përmes udhëzimeve dhe konsultimeve të brendshme, pjesëmarrjes në aktivitetet, evenimentet, trajnimet dhe mundësitë e tjera të ofruara nga Misioni.
Mision i GKR-së
Ofrimi i perspektivave rinore lidhur me çështjet rinore të cilat rezultojnë nga prioritetet e Misionit, duke përfshirë këtu zbatimin dhe vlerësimit e aktiviteteve të Misionit.
Synimi i GKR-së
Synimi i Grupit Këshillimor Rinor të Misionit është të sjellë në një vend një ekip proaktiv, kompetentë dhe divers të vullnetarëve të rinj nga mbarë Maqedonia e Veriut, të cilët mund të ofrojnë njohuri inovative mbi çështjet politike, sociale dhe ekonomike; të ofrojnë një kontribut të konsiderueshëm Misionit mbi shqetësimet, nevojat, prioritetet, aspiratat dhe mangësitë specifike të të rinjve dhe ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e vlerave të OSBE-së.
Përfitimet kryesore të GKR-së
- Perspektiva të gjëra, të ndryshme dhe lartë përfaqësuese mbi çështje politike, shoqërore dhe ekonomike;
- Njohuri që mundësojnë një kuptim më të mirë të sfidave që lidhen me të rinjtë;
- Formulimin e planeve dhe aktiviteteve më relevante, përgjegjëse dhe efektive të Misionit, veçanërisht për avancimin e pozitës së të rinjve në Maqedoninë e Veriut;
- Aktivitete akoma më të rëndësishme, miqësore dhe gjithëpërfshirëse për të rinjtë;
- Angazhim/pjesëmarrje më të madhe, më të synuar dhe më efektive të të rinjve, duke përfshirë komunitetet rurale, të izoluara dhe ato diverse;
- Komunikim më efektiv dhe të strukturuar me organizatat rinore, organizatat për të rinjtë dhe organizatat ombrellë, këshillat dhe shoqatat studentore, këshillat rinor lokal, qendrat rinore dhe aktorët e tjerë rinorë;
- Pika hyrëse dhe rrjete të avancuara për bashkëpunim të Misionit me palët e interesuara të orientuara drejt të rinjve.
Struktura e GKR-së (përbërja e grupit dhe procesi përzgjedhës)
- Një grup divers dhe lartë përfaqësues i të rinjve (të moshës 15-29 vjeçare) nga mbarë Maqedonia e Veriut;
- Anëtarët e GKR-së do të jenë vullnetarë pa mandate të kufizuara kohore;
- Përzgjedhja e anëtarëve do të bëhet përmes thirrjes publike për aplikim;
- Grupi do të sigurojë përfaqësim adekuat të pikëpamjeve të ndryshme dhe përfshirje të gjerë gjeografike;
- Diversiteti do të sigurohet në bazë të përkatësisë etnike dhe religjioze, si dhe kualifikimeve akademike dhe bazave socio-ekonomike;
- Do të ruhet balanca gjinore.
Misioni i OSBE-së në Shkup ju fton të bëheni anëtar/e e Grupit Këshillimor Rinor. Jemi në kërkim të 7 deri në 9 qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të moshës 15 - 29, që flasin rrjedhshëm anglisht dhe janë të apasionuar pas nxitjes së ndryshimeve pozitive në komunitetet e tyre.
Periudha e aplikimit do të jetë e hapur nga 29 korrik deri më 15 gusht 2025. Të gjithë aplikantët do të marrin një mesazh që konfirmon marrjen e aplikimit të tyre. Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohet për hapin e radhës! Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të shpallen në faqen tonë të internetit dhe në platformat e mediave sociale pas finalizimit të procesit. Ata gjithashtu do të ftohen në hapësirat e Misionit për lëshimin zyrtar të GKR-së.
Tërë komunikimi dhe korrespondenca formale midis anëtarëve të GKR-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, përfshirë atë me Koordinatorin/en e GKR-së, do të zhvillohet ekskluzivisht në gjuhën angleze. Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e këtij grupi dinamik të liderëve dhe ndryshim bërësve të rinj!
Plotësoni formularin për aplikim këtu: https://forms.gle/rc1THRR65NwdQiHj7