Materiale
Gjinia dhe korrupsioni- hulumtimi për Republikën e Maqedonisë së Veriut
Publikimi përfshin gjetjet e sondazhit të parë kombëtar të perceptimit të grave në Maqedoninë e Veriut dhe përgjigjet nga diskutimet e dy fokus grupeve me viktimat e zhvatjes seksuale të kryera në vitin 2021.
Disa nga pyetjet që u përgjigjën nga të anketuarit përfshijnë nëse gratë e njohën zhvatjen seksuale nga ana e punonjësve të sektorit publik në këmbim të ofrimit të shërbimi publik si një formë korrupsioni, nëse zyrtarët në pozitë të pushtetit prireshin të kërkonin shërbime seksuale në vend të parave/ryshfetit për të ofruar shërbimin publik të obliguar të ofrojnë në përputhje me Ligjet, nëse zhvatja seksuale ka qenë i pranishëm edhe në sektorin privat, si dhe nëse të anketuarat do të raportonin përvojën e tyre personale apo të dikujt tjetër me këtë formë të korrupsionit.
Gjetjet e raportit synojnë të nxisin debat dhe përfundimisht të çojnë në kriminalizimin e zhvatjes seksuale si akt korrupsioni në Maqedoninë e Veriut.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.