Materiale
Doracak për Këshillat Rinore Lokale
Doracaku për Këshillat Rinore Lokale, i përgatitur në partneritet të ngushtë me Agjencinë për Rini dhe Sport, është një mjet praktik dhe i vlefshëm si për zyrtarët komunal ashtu edhe për të rinjtë lidhur me angazhimin e tyre në Këshillat Rinore Lokale. Ai synon të inkurajojë pjesëmarrjen lokale të të rinjve në këto organe në përputhje me Ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat rinore.
Doracaku përmban hapa praktikë se si të themelohet Këshilli Rinor Lokal, cakton rolet dhe përgjegjësitë për zyrtarët komunalë dhe anëtarët e këshillit rinor, si dhe procesin e dorëzimit ndërmjet udhëheqjes në largim dhe atij pasardhës. Ai u përgatit në gjuhën maqedonase dhe u përkthye në gjuhët angleze, shqipe, turke, serbe dhe rome.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.