Materiale
Analiza e të dhënave nga procedurat e vëzhguara gjyqësore për rastet e dhunës në familje dhe dhunës së bazuar gjinore në vitin 2019

Si pjesë e projektit gjatë vitit 2019, Misioni i OSBE-së në Shkup mbështeti monitorimin e rasteve gjyqësore të dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore para gjykatave themelore në të katër rajonet e apelit në vend, të kryera nga rrjeti i 14 organizatave të shoqërisë civile, Koalicioni 'Të gjithë për gjykim të drejtë'. Duke identifikuar dobësitë si dhe pikat e forta në gjykimet e rasteve të dhunës në familje dhe ato gjinore, Analiza shërben për të përcaktuar nëse mbrojtësit e ligjit zbatojnë masa mbrojtëse procedurale për jetën dhe lirinë, si dhe për të prodhuar rekomandime që mbështesin reformën legjislative dhe adresojnë mangësitë duke promovuar standarde vendase dhe ndërkombëtare të gjykimit të drejtë.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.