Materiale
Barometri për mundësi të barabarta
Sondazhi ‘Barometri për mundësi të barabarta,’ i zhvilluar nga Misioni i OSBE-së në Shkup eksploron perceptimet e publikut mbi diskriminimin dhe pabarazinë. Gjithashtu bën një analizë krahasuese të rezultateve të tre sondazheve të kryera në vitin 2009, 2013 dhe 2018, dhe ofron një pasqyrë lidhur me kahjen dhe intensitetin e ndryshimeve të perceptimeve, qëndrimeve, njohurive dhe vetëdijes për diskriminimin dhe pabarazinë në vend, në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2018.
Raporti shqyrton përgjigjet e burrave dhe grave lidhur me diskriminimin në shtatë baza - gjininë, përkatësinë etnike, religjionin ose besimin, moshën, paaftësinë, orientimin seksual dhe përkatësinë politike.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.