Materiale
Analizë e të dhënave nga monitorimi i procedurave gjyqësore në vitin 2018
Gjatë vitit 2018, me qëllim të mbështetjes së reformës në drejtësi, Misioni i OSBE-së në Shkup mbështeti monitorimin e gjykimit të çështjeve të krimit të përgjithshëm para gjykatave kompetente në katër rajonet e Apelit në vend, të kryera nga organizata e shoqërisë civile Koalicioni 'Të gjithë për gjykim të drejtë’, një rrjet i përbërë nga 14 organizata të shoqërisë civile.
Monitorimi i gjykimeve synonte rritjen e kontrollit publik mbi sektorin e drejtësisë duke forcuar kapacitetet për monitorim të qëndrueshëm dhe sistematik të gjykimeve nga organizatat civile, që rezultoi në këtë analizë, e cila ofron një pasqyrë të zbatimit të Ligjit për Procedurën Penale. Për më tepër, analiza gjithashtu ofron rekomandime për ndërhyrjet dhe aktivitetet e ardhshme që synojnë përforcimin e kapaciteteve të sistemit gjyqësor në vend, të cilat, nga ana tjetër, duhet të çojnë në rritjen e besimit të publikut në sistemin juridik.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.