Materiale
Ftesë për dorëzimin e eseve

Misioni i OSBE-së në Bosnjë-Hercegovinë, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë Penale, Studimet për Kriminologjinë dhe Sigurinë, Universitetin e Sarajevës dhe në partneritet me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Misionin e OSBE-së në Mal të Zi, Misionin e OSBE-së në Serbi dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, shpall ftesë për shkrimin e eseve në temën- krimet e motivuara nga urrejtja, të cilat do do të prezantohen në konferencën mbi krimet e urrejtjes në Evropën Juglindore që do të zhvillohet në Sarajevë, Bosnjë-Hercegovinë, më 8 nëntor 2016.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.