Misioni i OSBE-së në Kosovë sjell në Letnicë arkitektë të rinj dhe studentë të antropologjisë për të ndihmuar në ruajtjen e trashëgimisë së saj
Nga 18 deri më 22 gusht, 11 studentë të arkitekturës, antropologjisë dhe trashëgimisë kulturore, gjeografisë dhe fushave të ndërlidhura morën pjesë në një kamp rinor pesëditor në fshatin piktoresk të Letnicës, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan.
Kampi kishte në fokus dokumentimin e trashëgimisë kulturore, duke përfshirë kuptimin e vlerave historike, shoqërore dhe estetike, si dhe përdorimin e mjeteve moderne si fotogrametria dhe teknikat tradicionale të skicimit. Nën udhëheqjen e ekspertëve, studentët fituan përvojë praktike në vrojtimin e shtëpive, Kishës Katolike të Zojës së Letnicës, si dhe në mbledhjen e historive nga komuniteti, duke mësuar njëkohësisht mënyrat e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës për brezat e ardhshëm.
Që nga viti 2018, OSBE-ja ka organizuar kampe rinore për trashëgiminë kulturore për të rinjë nga komunitete të ndryshme, me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët në të gjithë Kosovën.
Arkitektja Kaltrinë Ymeri, nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, diskuton rreth mjeteve dhe teknikave që përdoren në dokumentimin e trashëgimisë kulturore.19 gusht 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti).
Studentët shqyrtojnë planimetrinë e fshatit Letnicë para se të fillojnë punën e tyre në terren. 19 gusht 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti).
Mbërritja në Kishën e Zojës së Letnicës, ku studentët përgatiten për fazën tjetër të projektit. 19 gusht 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti).
Don Lush Gjergji ndan me studentët historinë e rëndësishme të kishës. 19 Gusht 2025 (OSCE/Leurina Mehmeti).
Kisha e Zojës së Letnicës dallohet mbi fshat, një tipar i veçantë i peizazhit të Letnicës.19 Gusht 2025 (OSCE/Leurina Mehmeti).
Studentët vizitojnë kishën, ku ndodhet statuja e nderuar e "Zojës së Bekuar" ose Zojës së Letnicës, e cila është mbi 400 vjeçare. 19 Gusht 2025 (OSCE/Leurina Mehmeti).
Ekspertja e trashëgimisë kulturore, Marsela Plyku Demaj, organizon studentët në ekipe, duke u caktuar role dhe vende specifike për dokumentimin e tyre. 19 Gusht 2025 (OSCE/Leurina Mehmeti).
Një pjesëmarrëse fotografon detaje arkitekturore të një shtëpie si pjesë e procesit të dokumentimit.19 Gusht 2025 (OSCE/Leurina Mehmeti).
Studentët mbledhin njohuri historike duke intervistuar banorët dhe duke mbledhur materiale arkivore nga komuniteti. 19 Gusht 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti).
Dy studente vëzhgojnë nga afër dhe dokumentojnë një shtëpi tradicionale të fshatit, duke kontribuar në ruajtjen e arkitekturës vernakulare. 19 Gusht 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti).
Pjesëmarrësit pozojnë në fund të ditës së punës në terren, së bashku me ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe anëtarë të Misionit të OSBE-së. 19 Gusht 2025 (OSBE/Leurina Mehmeti).