Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuar përmes qasjes në ambiente pune
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur komunat e Shtimes dhe Lipjanit të organizojnë një program njëditor për t’iu mundësuar pesë personave me aftësi të kufizuar të fitojnë përvojë praktike në sektorin publik dhe privat.
Ky aktivitet kontribuon në zbatimin e strategjive dhe planeve të veprimit për personat me aftësi të kufizuara të të dyja komunave, që janë miratuar vitin e kaluar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, e të cilat përfshijnë edhe punë praktike në departamente të ndryshme të komunës së Shtimes. Programi vazhdoi me një vizitë në fabrikën private “Freesia” në Lipjan, e njohur për punësim të personave me aftësi të kufizuar.
Programi kishte për qëllim të sigurojë informacione më të hollësishme për mundësitë potenciale të punësimit, dhe të fuqizojë pjesëmarrësit në zhvillimin e aftësive e ndërtimin e vetëbesimit, duke promovuar njëkohësisht bashkëpunimin, përfshirjen dhe mundësitë e barabarta në vendin e punës.
Pjesëmarrësit arrijnë në komunën e Shtimes, 30 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, mirëpret pjesëmarrësit, 30 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Një zyrtare komunale udhëzon pjesëmarrësin e programit gjatë punës së përditshme në zyrat komunale, 30 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Pjesëmarrësit arrijnë në fabrikën private “Freesia”, Lipjan, 30 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Pjesëmarrësit vizitojnë sektorë të ndryshëm të fabrikës për të kuptuar më mirë funksionimin e saj, 30 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Pjesëmarrësit, së bashku me stafin komunal dhe atë të OSBE-së, përmbyllin vizitën produktive në Shtime, 30 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)