Udhëheqësit e së nesërmes: Rrugëtimi dy-ditor rreth sigurisë publike dhe fuqizimit të të rinjve
Për të forcuar bashkëpunimin mes të rinjve dhe institucioneve të sigurisë publike, Misioni i OSBE-së në Kosovë, Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) organizuan aktivitet dy-ditor për 36 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të larta. Nxënësit u njohën me punën e përditshme dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të AKSP-së dhe Policisë së Kosovës, si dhe mësuan rreth sfidave kryesore me të cilat përballen të rinjtë, si përdorimi i drogës, dhuna në familje, ngacmimi seksual, bullizmi dhe fituan njohuri se si të njohin, parandalojnë dhe raportojnë këto rreziqe. Qëllim tjetër i aktivitetit ishte fuqizimi i të rinjve në fushën e paqes dhe sigurisë, theksimi i rolit të tyre në avancimin e zgjidhjes së konflikteve ndërkombëtare përmes iniciativave të rinisë, paqes dhe sigurisë të prezantuara nga Misioni, si dhe ofrimi i një perspektive nga afër mbi karrierën në organet e zbatimit të ligjit dhe trajnimin e kadetëve në AKSP.
Nxënësit duke arritur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, 7 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Zyrtarja e Policisë së Kosovës duke prezantuar për pjesëmarrësit rregullat bazë të AKSP-së, Vushtrri, 7 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Zyrtarët e Policisë së Kosovës duke udhëhequr pjesëmarrësit e rinj në përgatitjet për parakalimin e kadetëve, Vushtrri, 7 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Nxënësit u bashkohen kadetëve në një parakalim ceremonial gjatë paradës, Vushtrri, 8 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Zëvendësshefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së, Shpend Shabani, dhe Kolonelja Taibe Canolli, Drejtore e Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës në parakalimin e kadetëve, Vushtrri, 8 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Zëvendësshefja e Misionit, Cornelia Taylor, iu drejtohet nxënësve gjatë parakalimit të kadetëve, duke theksuar rëndësinë e shërbimit dhe udhëheqjes, Vushtrri, 8 maj 2025. (OSBE/Bylent Ribari)
Pjesëmarrësit shfaqin aftësitë e tyre në dhënien e ndihmës së parë, Vushtrri, 8 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Zëvendësshefja Cornelia Taylor flet me nxënësit rreth përvojave të tyre gjatë aktivitetit, Vushtrri, 8 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Ushtrim simulimi mbi rregullat e trafikut me Zëvendësshefen Cornelia Taylor, Vushtrri, 8 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Pjesëmarrësit vëzhgojnë operacionet në dhomën operative të selisë qendrore të Policisë së Kosovës, Prishtinë, 8 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Zjarrfikësi ia shpjegon një pjesëmarrësit procedurat dhe pajisjet e reagimit emergjent, Vushtrri, 8 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)
Në Kampin Vrella, njësitë speciale u tregojnë nxënësve robotët që përdoren nga Njësiti i Policisë për Bombat, Vushtrri, 8 maj 2025. (OSBE/Bylent Ribari)
Pjesëtaret e Misionit, Arbënore Imeri-Mikullovci dhe Šehida Miftari, diskutojnë me nxënësit rreth rinisë, paqes dhe sigurisë, Vushtrri, 7 maj 2025. (OSBE/Bylent Ribari)
Shpresa Muharremi, nga Njësia Këshilluese e Misionit në AKSP, iu drejtohet pjesëmarrësve në përmbyllje të aktivitetit për t’u dorëzuar certifikatat e përfundimit, Vushtrri, 8 maj 2025. (OSBE/Bylent Ribari)
Për të shënuar përmbylljen e programit dy-ditor në AKSP, pjesëmarrësit festojnë duke hedhur kapelat lart, Vushtrri, 8 maj 2025. (OSBE/Venla Aalto)