Misioni i OSBE-së në Kosovë publikon raportin e monitorimit të proceseve gjyqësore për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit
PRISHTINË, 4 qershor 2024 – Misioni i OSBE-së nesër publikon raportin mbi trajtimin e lëndëve të krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë nga gjykatat në Kosovë.
Ky raport, pjesë e një projekti të gjerë të OSBE-së për monitorimin e proceseve gjyqësore në rajon, analizon 52 lëndë të krimit të organizuar dhe korrupsionit (përfshirë 670 seanca dëgjimore) që Misioni ka monitoruar në periudhën nga 2021 deri 2024.
I realizuar me mbështetjen financiare të BE-së, raporti jep rekomandime praktike për institucionet në adresimin e mangësive gjatë ndjekjes penale dhe shqyrtimit gjyqësor të rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Folësit e ftuar në këtë ngjarje janë Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog, Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ardian Hajdaraj, Zëvendëskryeprokurori Agron Qalaj, për të vijuar me prezantimin e gjetjeve dhe një seancë me pyetje e përgjigje.
Ftohen përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në këtë ngjarje që mbahet ditën e mërkurë, 5 qershor 2024, në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, duke filluar nga ora 10.00.
Ky projekt, i realizuar nga misionet e OSBE-së në Tiranë, Prishtinë, Sarajevë, Podgoricë e Shkup, dhe duke filluar nga korriku 2024 edhe nga misioni në Beograd, do të vazhdojë deri në dhjetor 2026, kur pritet të publikohet raporti përfundimtar.
Për më shumë informata rreth projektit klikoni këtu