Materiale
Misioni i OSBE-së në Kosovë përmbyll kampin rinor për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Çarshinë e Vjetër të Pejës
27 tetor 2023
Nga data 23 deri më 27 tetor 2023, Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi një kamp rinor për 10 studentë të arkitekturës, antropologjisë dhe fushave të ndërlidhura, me qëllim zgjerimin e njohurive dhe vetëdijes së tyre për vlerat e trashëgimisë kulturore, së bashku me dobitë e saj kulturore, sociale dhe ekonomike.
Studentët gjithashtu mësuan për avancimin e mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të objekteve të trashëgimisë kulturore përmes Planeve të Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore, si dhe punuan drejtpërdrejt në dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore brenda Çarshisë së Vjetër në Pejë.