Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe BE organizojnë konferencë për zgjidhje afatgjata për viktimat e dhunës me bazë gjinore
PRISHTINË , 28 janar 2022 - Misioni i OSBE-së në Kosovë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së/Zyra e BE-së në Kosovë, organizon të martën më 1 shkurt konferencë të nivelit të lartë rreth nismave për fuqizim ekonomik dhe banim social të viktimave të dhunës me bazë gjinore.
Mungesa e punësimit dhe e banimit janë renditur vazhdimisht si arsyet kryesore pse viktimat nuk raportojnë abuzimin dhe zgjedhin të qëndrojnë me dhunuesin, duke toleruar dhunën e vazhdueshme.
Konferenca do të mbledhë gamë të gjerë ekspertësh nga institucionet qeveritare, komunat, organizatat joqeveritare të grave dhe shoqëria civile.
Fjalën e hapjes do ta mbajnë SH.S. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Kosovës, SH.T. Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, dhe Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë.
Ftojmë përzemërsisht mediat që ta mbulojnë konferencën hibride e cila do të zhvillohet të martën më 1 shkurt 2022 në Swiss Diamond Hotel dhe online nëpërmjet platformës Zoom, duke filluar nga ora 14:45.
Për shkak të pandemisë COVID-19, numri i pjesëmarrësve në objekt është i kufizuar. Gazetarët që dëshirojnë të mbulojnë konferencën në hotelin Swiss Diamond duhet të dërgojnë konfirmimet në OSCEKosovo-COMMS@osce.org deri në mesditën e 31 janarit. Numri maksimal i përfaqësuesve të mediave që mund të jenë prezent fizikisht është dhjetë; regjistrimi bëhet sipas radhës së lajmërimit.
Detajet e Zoomit për ata që dëshirojnë të mbulojnë konferencën përmes internetit janë si më poshtë:
Linku: https://osce-org.zoom.us/j/97205373780
ID e takimit (Meeting ID): 972 0537 3780
Kodi i hyrjes: 64690654