Misioni i OSBE-së në Kosovë prezanton raportin e pestë vlerësues të të drejtave të komuniteteve
PRISHTINË, 26 korrik 2021 – Misioni i OSBE-së në Kosovë do ta prezantojë nesër në Prishtinë edicionin e pestë të Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve.
Raporti vlerëson përparimin e shënuar nga ana e institucioneve të Kosovës për sa i përket Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës në fushat e dialogut ndërmjet komuniteteve, sigurisë dhe drejtësisë, gjuhës, arsimit, kthimit, të drejtave socioekonomike, kulturës dhe mediave.
Në këtë edicion të raportit janë paraqitur zhvillimet e konsiderueshme të arritura që nga mbarimi i periudhës së katërt të raportimit në qershor të vitit 2015, si dhe një sërë konstatimesh lidhur me përparimin e shënuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë në pajtueshmëri me detyrimet që rrjedhin nga Konventa Kornizë.
Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe Zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi do të mbajnë fjalë rasti, të përcjellur me një prezantim të raportit dhe seancë pyetjesh e përgjigjesh.
Ftohen përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë në organizimin në fjalë të martën, më 27 korrik 2021, në Emerald Hotel në Prishtinë, me fillim në orën 11:00 h.