Ambasadorja e Suedisë dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë prezantojnë prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për 2021
PRISHTINË, 20 janar 2021 – Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021.
Suedia pranoi Kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria më 1 janar.
Sipas Programit të prezantuar nga Ministrja e Jashtme e Suedisë dhe Kryesuesja e Radhës e OSBE-së, Ann Linde, në inaugurimin e mbajtur javën e kaluar, fokusi do të jetë në mbrojtjen e rendit të sigurisë në Evropë, adresimin e konflikteve të zgjatura, si dhe avancimin e demokracisë dhe barazisë gjinore.
Gazetarët ftohen të marrin pjesë në konferencën për shtyp që do mbahet nesër (e enjte, 21 janar 2021), në Hotelin Sirius, duke filluar nga ora 11:00. Maskat janë të detyrueshme dhe distanca fizike do të respektohet sipas udhëzimeve të lëshuara nga autoritetet.