Materiale
Thirrje për aplikim: WOmentorship for Dialogue
OSBE hap mundësinë për aplikime për programin WOmentorship për dialog (Mentorimi i grave për shkathtësi te dialogut). Ky projekt do t’i bashkojë mentorët dhe pjesëmarrësit nga Prishtina dhe Beogradi dhe ka për qëllim të sigurojë mbështetje për vajzat e moshës nga 16 deri 18 vjeçe, duke u ofruar atyre udhëzime dhe këshilla. Programi do të fillojë me një takim që do të mbahet më 27-29 Shtator në Nish. Fokusi i takimit do të jetë barazia gjinore, udhëheqja dhe promovimi i dialogut, si dhe pjesëmarrëseve do tu mësohen shkathtësi praktike të përzgjedhura nga mentorët.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.