Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon panairin e tretë tregtar shumëetnik për gratë pronare të bizneseve
PRISHTINË, 28 qershor 2019 - Panairi i tretë tregtar për gratë ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme, që organizohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, do të mbahet më 1 dhe 2 korrik 2019 në platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Në panair do të marrin pjesë rreth 100 gra afariste nga të gjitha rajonet e Kosovës. Gratë, të cilat menaxhojnë biznese të vogla në fshatrat dhe qytetet e tyre përkatëse, do të shesin ushqime të bëra në shtëpi dhe punime artizanale si dhe do të kenë mundësi për të rritur bashkëpunimin e dialogun ndëretnik dhe për të zgjeruar rrjetin e tyre.
Panairi do të jetë i hapur për publikun më 1 dhe 2 korrik, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 përgjatë dy ditëve.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu; Zëvendësministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra; deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari-Lila dhe kryetarja e Shoqatës së Biznesit "Avenija", Gordana Gjoriç, do të mbajnë fjalimet hyrëse.
Përfaqësuesit e mediave ftohen përzemërsisht të marrin pjesë në këtë ngjarje të hënën më 1 korrik 2019, në platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, me fillim në ora 12:00.