Misioni i OSBE-së organizon konferencë për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë
PRISHTINË, 26 mars 2019 - Misioni i OSBE-së do të organizojë nesër në Prishtinë një konferencë mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë për përfaqësues të institucioneve, agjencive dhe shoqërisë civile të Kosovës që merren me luftimin e korrupsionit.
Ekspertë të shquar nga Transparency International do të shtjellojnë konceptet e korrupsionit në nivel të lartë dhe efektet globale të tij. Për më tepër, konferenca është planifikuar si ngjarje nismëtare për sensibilizimin e pjesëmarrësve - vendimmarrësve - lidhur me arsyet pse parandalimi dhe luftimi i korrupsionit të lartë është i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.
Fjalimet hyrëse do të mbahen nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.
Përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ngjarje të mërkurën më 27 mars 2019, në Hotel Emerald në Prishtinë, me fillim nga ora 9:00.