Misioni i OSBE-së publikon raportin mbi gjendjen e strehimoreve në Kosovë
PRISHTINË, 16 janar 2019 - Misioni i OSBE-së do të publikojë nesër raportin mbi gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje në Kosovë.
Raporti ofron një pasqyrë të mekanizmave komunalë për mbrojtjen nga dhuna në familje në mbarë Kosovën, identifikon sfidat me të cilat përballen strehimoret dhe paraqet rekomandime për institucionet përkatëse për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për këto viktima.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, Koordinatori Kombëtar për Dhunën në Familje/Zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj, Drejtorja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, si dhe përfaqësuesja e Koalicionit të Strehimoreve të Kosovës, Nazife Jonuzi, do të mbajnë fjalë hyrëse.
Përfaqësuesit e mediave ftohen që ta mbulojnë këtë ngjarje, nesër, më 17 dhjetor 2019, në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, duke filluar nga ora 10.15.