Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon panairin e dytë tregtar shumetnik për gratë pronare të bizneseve
PRISHTINË, 04 korrik 2018 - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë edicionin e dytë të panairit për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër, si dhe nga rajone të tjera anembanë Kosovës. Panairi dy-ditor do të fillojë nesër dhe do të mbahet në Prishtinë.
Rreth 50 gra ndërrmarrëse nga komunitete të ndryshme, kryesisht shqiptare dhe serbe, të cilat menaxhojnë biznese të vogla në fshatrat e tyre përkatëse do të ekspozojnë dhe shesin produktet e tyre në panair dhe do të kenë mundësi të bëjnë rrjetëzim dhe të rrisin bashkëpunimin dhe dialogun ndëretnik.
Përveç kësaj, OJQ të ndryshme dhe organizata vendore e ndërkombëtare do të kenë pesë shtande për të paraqitur punën e tyre, ndërsa një tendë tjetër do të ketë aktivitete të ndryshme me temë fuqizimin e grave.
Panairi do të jetë i hapur për publikun më 5 dhe 6 korrik. Tendat e biznesit do të jetë të hapura nga ora 10:00 deri në orën 21:00 në të dy ditët, ndërsa tenda me aktivitetet rreth fuqizimit të grave do të jetë e hapur më 5 korrik nga ora 11:00 deri në orën 21:00.
Fjalimet hyrëse do të mbahen nga zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra dhe kryetari i Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal (AZHR) Bekim Jashari.
Përfaqësuesit e mediave janë të ftuar përzemërsisht të marrin pjesë në këtë ngjarje të enjten, më 5 korrik 2018, në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, me fillim në ora 11:00.