Misioni i OSBE-s në Kosovë organizon forum të nivelit të lartë për respektimin e të drejtave gjuhësore
Misioni i OSBE-s në Kosovë organizon forum të nivelit të lartë për respektimin e të drejtave gjuhësore
Prishtinë, 8 nëntor 2017 – Një forum me temë respektimin e të drejtave gjuhësore në Kosovë organizohet nesër nga Misioni i OSBE-së me qëllim të ngritjes së vetëdijes së institucioneve vendore për rëndësinë e të drejtave gjuhësore.
Zyrtarë të lartë, përshirë Kryeministrin Ramush Haradinaj, Zëvendës Kryeministrin Dalibor Jevtic, Ambasadorin e Austrisë Gernot Pfandler (Përfaqësues i Kryesisë së Radhës së OSBE-së), Komisionerin për Gjuhët Slavisa Mladenovic dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadorin Jan Braathu, do të flasin në këtë ngjarje. Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakica Kombëtare, Ambasadori Lamberto Zanier, do të jetë folësi kryesor.
Forumi do të shërbejë si platformë për përfaqësuesit e juridiksioneve dygjuhësore ose shumëgjuhësore për të ndarë përvojat e tyre në lidhje me të drejtat gjuhësore. Konkluzionet kryesore do të përfshihen në raportin e ardhshëm tematik të Misionit për dygjuhësinë, i cili ka për qëllim përmirësimin e zbatimit të ligjit për gjuhët.
Ftohen mediat të marrin pjesë në forum nesër, 9 nëntor 2017, në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë me fillim në ora 09:30.