Misioni i OSBE-së trajnon avokatët në Kosovë lidhur me krimet e urrejtjes
Seria e gjashtë dhe e fundit e punëtorive për identifikimin dhe trajtimin e krimit të urrejtjes për anëtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës ka përfunduar më 14 shkurt 2013 në Prizren.
Punëtoritë, të organizuara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ishin shfrytëzuar që më shumë se 150 avokatë të njoftohen me konceptet dhe standardet relevante për të definuar dhe dënuar krimet e urrejtjes.
“Krimi i urrejtjes është relativisht një koncept i ri për avokatët në Kosovë”, tha Jasmin Gojani, Zyrtare e Lartë Ligjore në Mision e OSBE-së. “Për t’iu mundësuar atyre që të identifikojnë motivet që qëndrojnë pas krimeve të tilla siç janë etniciteti i viktimës, raca, religjioni, përkatësia politike ose kulturore do t’iu ndihmojë avokatëve që në kohë të duhur të mbrojnë më mirë të drejtat e klientve të tyre”.
Misioni tashmë ka mbajtur kurse trajnimi për krimet e urrejtjes për policinë e Kosovës, gjykatësitë dhe prokurorët.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.