Misioni i OSBE-së dënon dëmtimin e varrezave ortodokse
Prishtinë, 15 Janar 2013 – Ushtruesja e detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë Paivi Nikander dënoi sot vandalizmin e disa dhjetëra varreve në varrezat ortodokse në Fushë Kosovë.
“Unë e dënoj fuqishëm përdhosjen e varrezave ortodokse të Fushë Kosovë”, tha Nikander. “Ky është një akt i tmerrshëm që paraqet mungesë absolute respekti për të vdekurit dhe komunitetin të cilit ata i përkasin. Unë u bëj thirrje të gjitha institucioneve relevante të marrin masa të menjëhershme për t’i riparuar varret e dëmtuara dhe për t’i sjellë para drejtësisë kryesit e këtyre akteve”.
“Më vjen mirë të dëgjoj se Këshillat Komunale të Sigurisë në Bashkësi do të takohen nesër për të diskutuar këtë incident dhe shpresoj që së shpejti do të ndërmerret një veprim konkret për të rregulluar situatën. Gjithashtu mirëpres dënimin që ka lëshuar Kryetari i komunës”, tha Nikander.
Raporti i Misionit të OSBE-së nga shtatori i vitit 2011 për kushtet e varrezave ortodokse në Kosovë ka treguar që varrezat në Fushë Kosovë ishin në kushte të këqija. Pas publikimit të raportit qeveria lokale kanë filluar të pastrojnë rregullisht të gjitha varrezat dhe i kanë riparuar disa nga objektet përcjellëse të varrezave.
Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me mbrojtje dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizim dhe zhvillimin e sektorit e sigurisë publike. Raporti i OSBE-së dhe katalogu me fotografi të varrezave ortodokse mund të gjenden në: //www.osce.org/sq/kosovo/84401