Përmirësime në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrjen e grave dhe të rinjve në vendim-marrrje, por sfidat mbesin, thotë shefi i Misionit të OSBE-së
Prishtinë, 10 dhjetor 2012 – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, tha sot se përkundër përmirësimeve të dukshme në kornizën rregullative dhe informimit të shtuar të qeverisë, sfidë mbetet mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe të grave e të rinjve në vendimmarrje.
Ai i bëri këto komente me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, e cila këtë vit i kushtohet përfshirjes së të rinjëve, komuniteteve, personave me aftësi të kufizuara, të varfërve dhe grupeve të margjinalizuar në jetën publike dhe në vendimmarrjen politike.
“Kemi parë përmirësime të dukshme në kornizën rregullative në Kosovë, duke përfshirë legjislacion progresiv dhe politika të kthimit dhe riatdhesimit, të të drejtave të komuniteteve, të përdorimit të gjuhëve, të anti-diskriminimit, të barazisë gjinore, për rininë, si dhe për mbrojtjen kundër dhunës në familje,” tha Schlumberger.
Ai veçanërisht ka lavdëruar progresin e bërë këtë vit nga Kuvendi i Kosovës në lehtësimin e pjesëmarrjes së publikut përmes mbajtjes së dëgjimeve publike.
“Përkundër këtyre përmirësimeve, sfidë mbetet mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjëve në vendimmarrje, tha Schlumberger, duke shtuar se gratë, të rinjtë dhe komunitetet vazhdojnë të jenë më pak të përfaqësuara në dy nivelet, qendrore dhe lokale gjë që zvogëlon mundësinë e tyre që t’iu qasen shërbimeve ose të bëjnë që t’iu dëgjohet zëri”.
Ai gjithashtu tha se mungesa e vazhdueshme e zgjidhjes së qëndrueshme për dhjetëra mijëra persona të zhvendosur është arsye për brengosje, që në disa rajone tensionet në mes komuniteteve pranuese dhe personave të zhvendosur vazhdojnë të pengojnë procesin e kthimit në Kosovë, dhe që është vërejtur një rritje e incidenteve të sigurisë që prekin të kthyerit dhe pronat e tyre.
Duke folur për çështjet tjera që duhet të adresohen, Schlumberger tha që grupet e cenueshme siç janë romët, ashkalitë dhe egjiptianët e Kosovës, si dhe personat me aftësi të kufizuara, ende përballen me trajtime jo të brabarta kur kanë të bëjnë me institucionet publike dhe sektorin privat, dhe se dhuna në familje vazhdon që të marrë viktimat e sajë.
“Iu bëjë thirrje të dyja niveleve, institucioneve qendrore dhe lokale që të bëjnë më të mirën për zbtuar në mënyrë efektive legjislacionin që ka të bëjë më të drejtat e njeriut dhe të kontriboj për zhvillim të mëtejm të shoqërisë multi-etnike në Kosovë ku të drejtat e të gjitha grupeve dhe individëve respektohen dhe mbrohen. Pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me institucionet dhe komunitetet në Kosovë në adresimin e çështjeve të të drejtave të njeriut dhe lehtësimin e pjesëmarrjes së publikut për të mirën e të gjithëve,” tha ai.
Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me mbrojten dhe promovimn e të drejtave të njeriut, demokratizim dhe zhvillim të sektorit të sigurisë publike.