Redaksia e lajmeve
Misioni i OSBE-së publikon shifrat e para të pjesëmarrjes në votime
6 maj 2012
Prishtinë, 6 Maj 2012 – Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e mundësuara në Kosovë raportohet të jetë afërsisht 17 përqind deri në orën 14:00 të ditës së sotme nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Werner Almhofer vizitoi disa vendvotime dhe takoi stafin e OSBE-së që po drejton vendvotimet.
“Raportet tona tregojnë se deri më tani operacioni po shkon qetë dhe unë e pashë me sytë e mi në disa vendvotime se stafi lokal dhe ndërkombëtar i OSBE-së është duke i kryer detyrat e veta me zell, duke iu mundësuar votuesve ta hedhin votën e tyre,” tha ai.
Rreth 109.000 votues kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë që mundësohen nga OSBE.