Misioni i OSBE-së, policia të diskutoj se si të ndihmoj në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në Kosovë
PRISHTINË, 27 qershor 2016 – Misioni i OSBE-së së bashku me Policinë e Kosovës do të mbaj konferencë dy ditore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, që do të filloj nesër në Prishtinë/Priština.
Konferenca do t’i bashkojë përfaqësuesit e agjencive të zbatimit të ligjit, bashkësitë fetare, shoqërinë civile dhe mediat ku do të shqyrtohen qasjet multidisiplinare në adresimin e kërcënimeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në Kosovë.
Pjesëmarrësit do të shtjellojnë edhe masat e ndërmarra deri më tani për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata.
Majori Fatos Makolli, drejtor i Drejtorisë kundër terrorizmit pranë Policisë së Kosovës dhe Naim Hoxha, Këshilltar për Krim të Organizuar pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë, do t’i paraqesin fjalët hyrëse.
Ftohen përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë në hapjen e konferencës të martën më 28 qershor 2016 në Hotel Sirius Prishtinë/Priština në ora 09:30.