Thirrje për aplikim – Shkolla verore për gazetari e OSBE-së
Kur
Ku
Organizuar nga
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka kënaqësinë të shpallë thirrje të hapur për aplikim për shkollën verore të gazetarisë që do të mbahet në maj 2016 për dhjetë ditë në Mitrovicën Veriore. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV të shkurtër dhe një letër motivimi në gjuhën serbe në e-mail adresën Media.Section.OMiK@osce.org jo më vonë se 1 maj. Aplikantët duhet të jenë banorë të Kosovës dhe të flasin rrjedhshëm në gjuhën serbe.
Pas përfundimit të shkollës verore të gazetarisë, katër kandidatëve më të suksesshëm (mbi moshën 18 vjeç) do t’ju ofrohet mundësia për të mbajtur praktikë në bashkëpunim me katër mediumet që veprojnë në komunat veriore, përkatësisht në TV Mir, Radio Kontakt Plus, Radio Kosovska Mitrovica, dhe ueb portalin KoSSev, për një kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, nga qershori deri në fund të nëntorit 2016.
Aktiviteti është menduar për nxënësit e shkollës së mesme apo studentë të universitetit, të cilët do të kenë mundësi për të fituar njohuri themelore mbi gazetarinë/mediat dhe të përdorin njohurinë e fituar për promovimin e ndryshimeve pozitive në shoqëri. Për më tepër, programi i praktikës bën të mundur që kandidatët e suksesshëm të marrin përvojë të vlefshme por edhe t’i ndihmojnë mediat në promovimin e lirisë së shprehjes.