Fushata e OSBE-së synon përmirësimin e qasjes në drejtësi në Kosovë
PRISHTINË, 5 tetor 2015 – Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur sot një fushatë për të informuar opinionin publik për të drejtat e tyre para gjykatave dhe mekanizmat në dispozicion për t’i ushtruar këto të drejta.
Qëllimi i fushatës tre-mujore, që përfshin spote televizive dhe radio spote, posterë dhe fletushka, është të vetëdijësojë publikun për të drejtat themelore ligjore si p.sh. të drejtën për avokat, të drejtën për ndihmë juridike falas, të drejtën për përfaqësim nga mbrojtësi i viktimave, të drejtën për përdorim të gjuhës, dhe të drejtën për qasje në informata. Fushata po ashtu synon të inkurajojë pjesëmarrjen e publikut në sistemin e drejtësisë dhe shfrytëzimin e këtij sistemi.
“Një anketë e Misionit ka treguar se vetëm 15 % e njerëzve në Kosovë janë të mirë-informuar për të drejtat e tyre të garantuara me ligj,” tha Ralph Bunche, Shef i Sektorit për Ligj dhe Drejtësi në Misionin e OSBE-në. “69 % e të anketuarve nuk kanë dëgjuar fare për shërbimet ekzistuese për ndihmë juridike.”
“Gjatë monitorimit të gjykatave, kemi gjetur se vetëm rreth 30 % e grave dhe pjesëtarëve të komuniteteve jo-shqiptare përfaqësohen nga avokatë nëpër gjykata. Përveç kësaj, ata që nuk e flasin gjuhën shqipe ballafaqohen me pengesa të ndryshme gjuhësore gjatë procedimit të rasteve të tyre gjyqësore dhe shpresojmë se fushata do të ndihmoj të ndryshoj këtë gjë,” shtoi ai.
Materialet e fushatës mund të gjinden në: //www.osce.org/node/189421
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Fushata është pjesë e përkrahjes së Misionit për të fuqizuar përputhshmërinë e sistemit të drejtësisë me standardet ndërkombëtare dhe standardet për të drejtat e njeriut.